Gjatë ditës së djeshme, Maksim Dimitrievski nga ZNAM tha se në qoftë se vazhdon të përdoret flamuri shqiptar do të dalë nga Qeveria e për këtë, Arben Taravari tha se Dimitrievski është në eufori zgjedhore dhe se flamuri shqiptar nuk duhet t’i pengojë askujt pasi është zyrtar dhe kjo nuk duhet diskutuar.
“Mendoj se partitë opozitare e keqpërdorin këtë. Ndërsa Maksim Dimitrievski është në eufori zgjedhore, përdorimi i flamurit shqiptar është zyrtar dhe nuk mund t’i pengojë askujt. Nëse kjo është arsyeja për të dalë nga qeveria, ai duhet të vendosë. Maksim Dimitrievski ka marrë plot vota shqiptare kur u zgjodh kryetar i Komunës së Kumanovës. Përsëri do të ketë zgjedhje dhe ai do ta kthejë retorikën. Dje qarkulluan foto në të cilat shihej se në zyrën e tij ka flamur shqiptar. Mendoj se më shumë është populizëm se sa seriozitet”, tha mes tjerash Taravari.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
3 Korrik, 2024 19:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.