Gardhi i Gruevskit, kthehet sërish – Qeveria e re vendos ta rrethojë objektin siç ishte 5 vite më parë!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 19:05

Gardhi i Gruevskit, kthehet sërish – Qeveria e re vendos ta rrethojë objektin siç ishte 5 vite më parë!

Pesë vite më parë grilat e vendosur nga qeveria e Gruevskit, që fortifikonin godinën e qeverisë u hoqën me vendim të ish-kryeministrit Zoran Zaev, me arsyetimin se ekzekutivi në atë kohë do të jetë më pranë qytetarëve dhe më i hapur për ta, shkruan Alsat.

Por Qeveria e re me të marr detyrën vendosi që të rikthejë gardhin.

“Qeveria e re vendosi ti rikthej kangjellat e hekurta në muret rrethuese të qeverisë, të cilat qeveria e kaluar e Zaevit i hoqi, por qeveria e Mickoskit do ti rivendos”, raporton gazetari i Alsat, Adnan Qaili.

Në seancën e Qeverisë u kërkua nga Shërbimi për çështjet e përgjithshme dhe të përbashkëta që të fillojë një procedurë për kthimin e gardhit, i cili që nga viti 2019 kur u hoq është deponuar  në objektin e kazermës “Ilinden”.

Arkitekti Betim Zeqiri tha se nuk ka rëndësi aspekti material se sa izolimi i institucioneve me qytetarët. Sipas tij, në kuadër të projektit Shkupi 2014 është shëmtuar shpirti arkitekturor i kryeqytetit, ku janë vendosur fasadat barok, objekte të pakuptimta por edhe grilat e qeverisë.

“Vendosja e gardhit e ka simbolikën që dikush do të mbrohet nga tjetri, por në këtë rast mendoj se nuk duhet ti frikësohemi këtyre barrierave fizike. Më të ashpra janë barrierat abstrakte që na kanë krijuar si mbyllja në vetvete dhe mbytja në mito dhe korrupsion… Në fillim me heqjen e gardhit kishte një simbolikë të demokratizimit, ndërsa tani rikthimi në gjendjen e mëparshme”, tha Betim Zeqiri, Arkitekt.

Pas gardhit në atë kohë kishin mbetur vetëm shtyllat me granit të bardhë, heqja e të cilave ishte paralajmëruar nga qeveria e atëhershme do të kushtonte shumë.

Gardhi metalik i hequr më pas u njoftua se do të shndërrohej në diçka tjetër, si tenda apo stola, por mbeti në depot e ushtrisë.

Gardhi 2,5 metra i lartë përreth godinës së qeverisë u vendos në vitin 2015, kur ndërtesa mori një fasadë të re barok. Kostoja e atëhershme e tyre ishte rreth 700 mijë euro. / Alsat.mk

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 19:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?