Mësimi shqip në Çashkë në pikëpyetje, s’janë respektuar procedurat

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 19:08

Mësimi shqip në Çashkë në pikëpyetje, s’janë respektuar procedurat

Zbatimi i mësimit shqip në shkollën fillore “Todor Janev” në Çashkë mbetet në pikëpyetje.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska tha se janë bërë shkelje të shumta rreth kësaj çështje madje duke shtuar se në Ministrinë e Arsimit nuk ka asnjë dokument rreth procedurave.

Janevska tha se fëmijët do të mësojnë shqip në momentin që do të krijohen kushte e duhura.

“Drejtoresha në atë kohë ka bërë shumë shkelje dhe prej aty është arritur një lloj marrëveshje për të cilën nuk ka asnjë dokument në Ministrinë e Arsimit, prandaj tani po kërkojmë nga Komuna që të shihet se çfarë ka ndodhur në marrëveshje të nënshkruar nga ministri, përfaqësues nga prindërit dhe më duket edhe nga kryetari i Komunës. Nuk dua të ketë asnjë dilemë dhe këtë e them haptas, të drejtat e të gjithë qytetarëve në këtë vend do të respektohen me ligj. Se cilat do të jenë implikimet fiskale të zgjidhjes së këtij problemi nuk mund t’ju them për momentin sepse jemi duke mbledhur dokumentacionin. Por, është vërtet e paimagjinueshme në ministri, ku nënshkruhet një ministër, të mos ketë dokumentacion për një rast të tillë”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit.

Ministrja Janevska gjithashtu paralajmëroi se në vitin e ri shkollor 2024/25 mund të shfuqizohet koncepti mësimor për një afat të pacaktuar.

Sipas Janevskës, kjo mund të ndodhë për shkak se asnjë prej teksteve të klasës së shtatë nuk është dërguar për shtyp e për disa nuk është kryer as procedura e miratimit, që do të thotë se librat jo vetëm që nuk kanë kaluar fazën e recensionit por as nuk janë shkruar.

“Edhe sikur të kemi shkopin magjik, ne si Qeveri deri në shtator nuk mund të arrijmë të sigurojmë libra për klasën e shtatë. Tashmë disa ditë po vijojnë bisedimet me Byronë për Zhvillimin e Arsimit që ta tejkalojmë këtë problem me idenë se fëmijët edhe këtë vit duhet të mësojnë nga librat e vjetër, në fakt librat që janë përdorur këtë vit dhe do të përdoren edhe vitin e ardhshëm. Nëse zgjidhja ligjore nuk lejon asgjë tjetër, ne do ta shtyjmë konceptin mësimor për një periudhë të caktuar në mënyrë që nxënësit 7, 8 dhe 9 të kenë tekste shkollore”, u shpreh Vesna Janevska, ministre e Arsimit.

Janevska paralajmëroi edhe një sërë ndryshimesh rreth mësimit inkluziv.

Ajo vlerëson se përfshirja totale në procesin arsimor të fëmijëve me nevoja të veçanta në vendin tonë është e pasuksesshme sepse, siç tha ajo, ka prindër dhe fëmijë që ankohen se me këtë koncept po diskriminohen edhe më tej.

Janevska shtoi se Qeveria e re po kërkon zgjidhje tjetër për fëmijët me nevoja të veçanta e cila nuk do të thotë veçim, përzgjedhje apo diskriminim ndaj tyre./ Alsat.mk

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 19:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?