Ku po shkojnë paratë e lokes 110-vjeçare? Mjekët kanë konstatuar se i takojnë, Qendra Sociale ia ndali

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 19:35

Ku po shkojnë paratë e lokes 110-vjeçare? Mjekët kanë konstatuar se i takojnë, Qendra Sociale ia ndali

Edhe pse 110 vjeçe, Fekrije Loku nga Tetova tash e dy vjet nuk e merr kompensimin për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër. Për shkak të moshës, Fekrija nuk mban mend shumë, por tregon se pa përkujdesjen e djalit, nuk mund të bëjë asgjë.

Fekrija dy vite me radhë e ka shfrytëzuar të drejtën për kompensim për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër, por pas dy vitesh i vjen një vendim nga Qendra për Punë dhe Politikë Sociale se kjo e drejtë nuk i takon. I biri Rahim Loku thotë se kërkesa për të vazhduar përkujdesjen i është refuzuar me një vendim që i ka arritur ditë më parë.

Qendra për Punë dhe Politikë Sociale në Tetovë, heq përgjegjësinë nga vetja duke thënë se vendimin e sjellin pasi të kenë marrë mendime nga komisioni i mjekëve.

Por TV21 arriti të sigurojë dokumentacionin e komisionit të mjekëve. Në bazë të këtij dokumentacioni më datë 19 prill 2023 mjekët kanë konstatuar se edhe për dy vite, pra deri në vitin 2025, Fekrije Lokut i takon e drejta për kompensim për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër, ndërsa brenda këtyre viteve nuk duhet të paraqitet as edhe për ndonjë kontroll. Kjo lë të nënkuptohet se mjekët kanë dhënë dritë jeshile që Fetije Lokut i takojnë para, por ajo dhe i biri thonë se paratë nuk i marrin. Gjatë ditëve në vazhdim do ta ndjekim këtë rast për të parë se ku janë duke përfunduar të hollat e lokes 110 vjeçare?!    https://youtu.be/RpLdCfUsAzg

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 19:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?