Mushkonjat janë armiqtë e përbetuar, këtu keni 8 trajtime natyrale kundër pickimeve të mushkonjave tek fëmijët

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 20:08

Mushkonjat janë armiqtë e përbetuar, këtu keni 8 trajtime natyrale kundër pickimeve të mushkonjave tek fëmijët

Mushkonjat janë armiqtë e përbetuar që nuk ju lënë kurrë rehat gjatë verës, apo në momentet kur koha ftohet paska. Duket sikur çfarëdo lloj gjëje të bëni, ato do të gjejnë një mënyrë për t’ju pickuar dhe për të lënë shenjën e tyre mbi trup.

Të rinj, të moshuar apo fëmijë, të gjithë rrezikohemi prej tyre ndonëse fëmijët e vegjël e vuajnë paksa më shumë këtë problem aq të bezdisshëm që mund të kthehet në inflamacion të lëkurës.

Uthull molle
Kur ju të vini re shenjën e kafshimit, provoni të aplikoni një sasi të vogël uthulle direkt në vendin e pickimit. Nëse bebja juaj ka shumë kafshime, ju mund të provoni t’i bëni një dush të nxehtë në një vaskë të mbushur me ujë dhe 2 gota e gjysmë me uthull molle.

Aloe Vera
Aloe vera është një tjetër ilaç i shkëlqyer për pickimin e mushkonjave, si dhe shumë probleme të tjera. Ajo jo vetëm që do të ndihmojë për të lehtësuar kruarjet dhe ënjtjet, por gjithashtu do të ndihmojë në shërimin e plagës. Ju mund të përdorni xhel të freskët direkt nga fleta e brendshme e aloes ose lëng organik prej aloe verës.

Sapun i thatë
Një tjetër ilaç për kafshimet ndaj mushkonjave është që të fërkoni një sapun të thatë direkt në vendin e pickimit. Kjo do të ndihmojë në lehtësimin e përkohshëm të kruarjeve. Mos harroni të lani vendin tërësisht pasi kruarjet të zbehen.

Sodë buke dhe ujë.
Një tjetër ilaç i thjeshtë për pickimin e mushkonjave është të bëni një pastë të trashë me sode buke dhe ujë. Pastaj aplikojeni këtë pastë në zonën e prekur. Bebja juaj do të ndjejë që ënjtja dhe kruarja do të largohen menjëherë pas kësaj.

Qepë
Përveçse ju bën që të prodhoni lot, një fetë e freskët qepë mund të ndihmojë në uljen e diegies nga një pickim. Thjesht vendosni një fetë të freskët në zonën e prekur për disa minuta derisa kruarja të largohet. Sigurohuni që pas kësaj ju të lani totalisht beben tuaj.

Pastë dhëmbësh
Për lehtësim të shpejtë nga pickimi i mushkonjave, provoni të aplikoni një sasi të vogël të pastës së dhëmbëve me bazë nenexhiku ose menteje. Lëreni pastën të thahet dhe lejojeni atë në lëkurën e fëmijës tuaj për aq kohë sa dëshironi.

Mjaltë i papërpunuar
Mjalti ka shumë veti anti-bakteriale dhe anti-inflamatore. Kjo substancë e ëmbël është një zgjedhë e zakonshme në mesin e ilaçeve natyrale në shtëpi. Ka me qindra e qindra vjet në historinë mjekësore që mbështetet përdorimi i tij i përditshëm për sëmundjet e ndryshme dhe kafshimet. Një pikë e vogël mjalt në vendin e pickimit mund të jetë lehtësimi që i duhet fëmijës tuaj.

Limon

Aplikoni një sasi të vogël të lëngut të limonit direkt në vendin e kafshimit. Lëngu i limonit të athët jeshil gjithashtu funksionon mirë. Ju mund të fërkoni lëkurën e brendshme të limonit në vendin e pickuar nëse dëshironi. Kjo do të ndihmojë gjithashtu në mbajtjen pastër të lëkurës së fëmijës dhe mos infektimit të saj.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 20:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?