Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky tha se do të donte që kandidati për president i SHBA Donald Trump t’ja tregojë sesi do të ndalë luftën në Ukrainë, brenda 24 orëve.
“Nëse Trump di si ta ndalë luftën, le të na tregojë sot”, tha lideri ukrainas. “Nëse pavarësia e Ukrainës kërcënohet, nëse humbim vendin tonë, ne duam të jemi gati për këtë, duam ta dimë”, tha ai.
Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan në zgjedhjet e nëntorit Donald Trump ka thënë se nëse do jetë ai në krye të Shtëpisë së Bardhë, për 24 orë do e ndalte luftën.
Zelensky tha se do të donte ta takonte Trumpin dhe ai t’ja thoshte planin që ka për ta ndaluar luftën Ukrainë-Rusi. “Duam të dimë nëse pas nëntorit do të kemi mbështetje të fortë nga SHBA-të apo do të jemi vetëm”, tha Zelensky.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, duke shkaktuar mijëra viktima, por edhe dëme materiale.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
3 Korrik, 2024 22:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.