Komuna e Tetovës, mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vazhdojnë punimet për stadiumin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Korrik, 2024 19:09

Komuna e Tetovës, mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vazhdojnë punimet për stadiumin

Punimet për ndërtimin e stadiumit të Tetovës nuk janë ndërprerë asnjë herë pavarësisht vendimit të qeverisë së ish kryeministrit Talat Xhaferi. Këtë e ka bërë të ditur, zëdhënësi i komunës, Albion Alili një ditë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e Qeverisë së kaluar për ndërprerjen e punimeve për stadiumin e Tetovës.

“Gjykata Kushtetuese vetëm se e ka konfirmuar atë që e deklaruam se vendimi i qeverisë me në krye Talat Xhaferin ka qenë tendencioz dhe në dëm të qytetit nga qeveria në ikje. Punimet në stadium vazhdojnë dhe jemi në fazën e parë ku gjithçka shkon sipas planit dhe presim për tre vite edhe të ndërtohet stadiumi i ri i qytetit. Edhe pse ka vetëm dy javë që jemi pjesë e Qeverisë, megjithatë mund të themi se tani do jetë shumë më lehtë të investohet se sa kur ishim vetëm pjesë e pushtetit lokal”, tha Albion Alili, zëdhënës i komunës së Tetovës.

Edhe ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, i cili para se të merrte këtë detyre ishte kryetar i këshillit të komunës së Tetovës, e ka komentuar vendimin e Kushtetueses. Ai ka sqaruar se nisma për ndërtimin e stadiumit nuk ka pasur asnjë shkelje ligjore dhe ka njoftuar se punimet do të vazhdojnë.

“Po të kishte pasur aty ndonjë shkelje apo keqpërdorim, ata, jo vetëm me policinë financiare, por edhe me policë normal do të na rrinin çdo ditë tek dyert e komunës dhe nuk do lejonin që të punojmë. Andaj gjykata kushtetuese e konfirmoi vetëm se atë që kemi pasur të drejtë”, u shpreh Besar Durmishi. Ministër i ekonomisë.

Qeveria teknike e Talat Xhaferi, në ditët e fundit të saj, kërkoi nga Kushtetuesja mendim për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së procedurave sa i përket Stadiumit të Tetovës, i cili nëntë vite më parë iu dha në shfrytëzim të përhershëm komunës së Tetovës. Shkak për nismën në Gjykatën Kushtetuese ishte dhënia e stadiumit nga komuna e Tetovës në menaxhim të Ndërmarrjes për Transport, për çka edhe në maj, u soll vendimi për ndërprerjen e punimeve. /Alsat.mk

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Korrik, 2024 19:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?