Mucunski e thirri në konsultime Vesel Memedin, ambasadorin e RMV-së në Itali

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Korrik, 2024 19:24

Mucunski e thirri në konsultime Vesel Memedin, ambasadorin e RMV-së në Itali

Në bazë të Ligjit të Punëve të Jashtme, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e thirri në konsultime ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Romë, Vesel Memedi, konfirmuan nga Ministria.

Siç shtojnë nga aty, data e takimit me ministrin do të konfirmohet më tej.

Memedi në shkurt të këtij viti u dërgoi letër autoriteteve italiane, me të cilën i informoi se dokumentet për udhëtim me emrin Republika e Maqedonisë nga data 12.02.2024 janë të pavlefshme. VMRO-DPMNE atëherë doli me reagim se Memedi “vetë ka marrë hapa me të cilët i ka dëmtuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut në Itali”.

Disa ditë pas letrës së Memedit, MPJ, e kryesuar nga ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani u dërgoi notë të re autoriteteve italiane, duke i informuar se ambasadori Memedi nuk ka marrë kurrfarë instruksioni që të dorëzojë nota për temën e kësaj lënde.

“Pas njoftimeve për notën e dërguar MPJ-së italiane, ajo është revokuar menjëherë në mënyrë diplomatike, para hyrjes në fuqi të afatit të përcaktuar për vlefshmërinë e pasaportave, dhe kështu nuk ka shkaktuar asnjë implikim”, deklaronte MPJ-ja. 

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Korrik, 2024 19:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?