Mucunski takohet me ambasadoren e Greqisë, Filipidu

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Korrik, 2024 19:35

Mucunski takohet me ambasadoren e Greqisë, Filipidu

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot zhvilloi takim me ambasadoren e Greqisë, Sofija Filipidu, në të cilin ka shprehur bindje se vendi është i angazhuar fuqishëm për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, rajonal dhe shumëpalësh me Greqinë, para së gjithash si partnerë dhe aleatë në NATO.

Siç kumtojnë nga MPJ-ja, ministri Mucunski theksoi se interesi ynë është ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore në funksion të sigurisë, stabilitetit dhe prosportitetit të rajonit.

“Vendi mbetet i përcaktuar drejt avancimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, përmes dialogut të hapur për të gjitha çështjet me interes të ndërsjellë, e në funksion të pasurimit të tij me përmbajtje të reja dhe në favor të prosperitetit dhe mirëqenies së qytetarëve nga të dy vendet”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Bashkëbiseduesit rikonfirmuan interesimin e tyre për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht pasi Greqia është ndër pesë vendet me të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut ka pasur vëllimin më të madh të tregtisë vitin e kaluar.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Korrik, 2024 19:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.