Gjyqësori në kolaps, mungesa e kuadrove vështirëson punën e gjykatave

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 19:12

Gjyqësori në kolaps, mungesa e kuadrove vështirëson punën e gjykatave

Gjyqësori në Maqedoninë e Veriut po përballet me kolaps të kuadrove. Në mungesë të kandidatëve, Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme u detyrua të përsëritë edhe një herë konkursin për kryetar në Gjykatën e Lartë Administrative dhe gjykatave themelore të Berovës, Dellçevës dhe Krushevës.

“Gjyqësori në vend po përballet me kolaps. Besoni. Ne të gjithë diskutojmë, por këtë opinioni duhet të besojë. Në çdo mbledhje e themi, nuk ka të punësuar, nuk ka gjykatës, nuk ka kryetarë dhe ne këtë shpallje formalisht do ta zbatojmë procedurën. Unë frikësohem se sërish askush nuk do të paraqitet. Nuk ka gjykatës prej ku do të mundeshin të paraqiten dhe në fund vijmë në situatë që gjykatës të deleguar nga një vend në vend tjetër të jenë u.d. kryetarë, por ajo nuk është zgjidhje, ajo është vetëm sa të figurojë”, deklaroi Vesna Dameva, kryetare e Këshillit Gjyqësor.

“Me të vërtetë situata është alarmante, pasi mbaj mend se nuk e di se cila shpallje është me radhë për kryetar të gjykatës në Krushevë, Berovë dhe ne nuk kemi kandidatë. Pra, me vite nuk konkurron askush. Dhe kjo tanimë është situatë alarmante”, tha Milazim Mustafa, anëtar i Këshillit Gjyqësor.

Anëtari tjetër, Sashko Georgiev, propozoi që Kuvendi të shqyrtojë mundësinë e shfuqizimit të gjykatave më të vogla në vend.

“Ky problem do të zgjidhet nëse tanimë në bazë të reformave shumë të përmendura, është koha përfundimtare që pushteti legjislativ në këto reforma ta rishqyrtojë rrjetin gjyqësor, gjegjësisht arsyetimin e ekzistimit të disa gjykatave të vogla në shtet. Në fakt, e dini se bëhet fjalë për diku te 7-8 gjykata ku të njëjtat nuk kanë gjykatës dhe nga ana tjetër, ka edhe më pak interesim që dikush të aplikojë ose paraqitet për kryetar të gjykatës. Njëkohësisht, kolegë e dimë se numri i gjykatësve ulet çdo vit, ndërkaq nga ana tjetër, e gjithë kjo pasqyrohet në efikasitetin dhe përditshmërinë e veprimit tanimë edhe në gjykatat më të mëdha”, u shpreh Sashko Georgiev, anëtar i Këshillit Gjyqësor.

Ndryshe, sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor, gjykatave themelore në vend u mungojnë gjithsej 162 gjykatës. Gjegjësisht, momentalisht ka 272 gjykatës, ndërkaq duhet të ketë minimum 432. Në gjykatat e Apelit, punojnë momentalisht 64 gjykatës, ndërkaq mungojnë edhe 54 të tjerë. Ndërkaq në Gjykatën Supreme, me gjithë gjykatësin Naqe Georgiev i cili ndodhet në paraburgim, janë të evidentuar 14 gjykatës, ndërkaq mungojnë edhe 12 të tjerë. Mungesa e gjykatësve ndikon negativisht në cilësinë e procedurave gjyqësore dhe kohëzgjatjen e tyre. /Alsat.mk

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 19:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?