Belingam: Ndaj Zvicrës ishim në nivel, tani kërkojmë finalen

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 19:52

Belingam: Ndaj Zvicrës ishim në nivel, tani kërkojmë finalen

Një nga protagonistët e këtij Europiani të futbollit është mesfushori me tipare sulmuese i Anglisë, Xhud Belingam. Ai shpëtoi Anglinë nga eliminimi në fazën e 1/8-ave, me një gol në minutën e 94-t ndaj Sllovakisë. Tashmë, kombëtarja e “3 luanëve” përgatitet për gjysmëfinalen ndja Holandës.

“Ndaj Zvicrës ishte ndeshja jonë më e mirë në këtë Kampionat Europian, ndaj jam shumë krenar për shokët e skuadrës”, tha Belingam.

“Ne kemi treguar karakter në këtë turne dhe këtë gjë e dëshmuam sërish me penalltitë. Që zëvendësuesit të hyjnë dhe të ekzekutojnë një penallti me atë presion është diçka shumë e vështirë”, tha mesfushori i Real Madrid.

“Tani kemi sfidën me Holandën, një tjetër ndeshje delikate për t’u luajtur. Duhet të jemi të qetë dhe të kërkojmë golin, duke mos hezituar. Ata kanë një ekip të fortë dhe lojtarë që i njohim mirë”, tha Belingam.

“Finalja me Spanjën? Le të shpresojmë. Spanja ka luajtur shumë mirë këto tre javët e fundit, kështu që gjithçka është e mundur. Përqendrimi im është te Anglia, te shokët e skuadrës dhe te ekipi im”, u shpreh Xhud Belingam.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 19:52