Gjiganti i Premier Ligës gati të firmos me portierin e Portugalisë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 19:53

Gjiganti i Premier Ligës gati të firmos me portierin e Portugalisë

Diogo Kosta ka shkëlqyer në “Euro 2024”, sidomos në sfidën mes Portugalisë dhe Sllovenisë. Portieri portugez ka bërë pritje të jashtëzakonshme gjatë lojës, derisa në penallti priti tre të tilla për t’i siguruar portugezëve një vend në çerekfinale. Falë paraqitjeve të shkëlqyera në “Euro 2024”, Kosta pritet të bëjë hapin e madh në karrierë për tu larguar nga Porto gjatë verës.

E ardhmja e portierit duket se do të jetë në elitën e futbollit anglez në Premier Ligë, ku Çellsi është favoriti kryesor për të nënshkruar me portierin e Portos. Në fakt për të arritur deri te Diogo Kosta, londinezët do të duhet të paguajnë klauzolën e lartë të tij.

24-vjeçari produkt i Akademisë së Portos ka një klauzolë largimi prej 75 milionë eurove dhe Çellsi është gati ta paguajë atë. Portieri shtatëlartë në sezonin e fundit ka zhvilluar 45 ndeshje me Porton ku në 17 prej tyre ka mbajtur portën e paprekur.

23
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 19:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
23
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?