Perinski: Thirrja publike për komunat menjëherë pas ribalansit të Buxhetit, në dispozicion do t’i kenë 100 milionë eurot e para

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 20:57

Perinski: Thirrja publike për komunat menjëherë pas ribalansit të Buxhetit, në dispozicion do t’i kenë 100 milionë eurot e para

Prioritetet e komunave dhe gatishmëria e tyre të realizojnë projekte, të cilat do të financohen me mjete nga thirrja publike të cilën tashmë po e përgatitë Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, ishin në fokus të takimit të sotëm të ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski me kryetarët e Rajonit planor të Shkupit, kumtuan nga Qeveria.

“Thirrja publike do të publikohet menjëherë pas ribalancit të Buxhetit dhe për komunat do të jenë në dispozicion 100 milionë eurot e para për realizim të projekteve të gatshme. Jam i bindur se komunat do të aplikojnë me projekte cilësore dhe të dobishme të cilat do t’u përgjigjen nevojave të qytetarëve”, theksoi Perinski.

Theksoi se Qeveria në vazhdimësi do t’i mbështetë komunat dhe se fokusi duhet të vihet në prëgatitjen e projekteve të mira dhe dokumentacionit projektues.

“Qeveria dhe Ministria e vetëqeverisjes Lokale janë të gatshme dhe do të investojnë në objekte cilësore infrastrukturore të cilat do të bëjnë dallim dhe do ta përmirësojnë cilësinë e jetesës nëpër komuna. Kështu do ta nxisim zhvillimin edhe në nivel lokal edhe në rajone planore. Zhvillimi i barabartë kërkon investime serioze, premtimet tona i realizojmë menjëherë sepse kemi për qëllim secila komunë t’i shfrytëzojë potencialet e veta dhe të jetë vend atraktiv për të jetuar dhe për të investuar në zhvillim”, theksoi Perinski.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 20:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?