Kur do të shpallet tenderi për spitalin e Shtipit?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 21:08

Kur do të shpallet tenderi për spitalin e Shtipit?

Shpallja e një tenderi të ri – shpresë e re për pacientët nga lindja. A do të realizohen premtimet, kësaj radhe të ministrit të ri të Shëndetësisë, se qytetarët do ta kenë spitalin e ri të shumëpritur në Shtip, i cili ka gati një dekadë në ndërtim dhe ende nuk ka funksionuar dhe që ka rëndësi jetike për 200,000 pacientë nga dy rajone, përcjell FLAKA.

Kur do të shpallet tenderi i ri për përfundimin e spitalit të ri në Shtip dhe sa do të kushtojë? Si do të paguhet, pra a do të ketë nevojë për kredi të reja? Çfarë do të parashikojë tenderi i ri për përfundimin e spitalit në Shtip dhe kur mund të presim vazhdimin e aktiviteteve ndërtimore? Këto janë pyetjet për të cilat 24 kërkuan përgjigje nga ministria e linjës. Mirëpo, nga atje thonë se për momentin nuk ka asgjë të re dhe i referohen deklaratës së fundit të ministrit Taravari në Shtip, kur tha se shumë shpejt do të shpallet procedura dhe mund të rifillojnë punët ndërtimore në spital.

Dhe çfarë thonë qytetarët për këtë temë? Disa janë optimistë me besim se një ditë do të mund të trajtohen në kushte moderne, ndërsa disa janë skeptikë kur është fjala për spitalin e ri në Shtip.

Ndryshe, spitali i Shtipit ka tetë vjet që është në ndërtim e sipër dhe ende nuk është ndërtuar plotësisht. Përfaqësuesit politikë çdo vit premtojnë ta përfundojnë, por qytetarët nuk marrin asnjëherë ambiente të reja spitalore moderne. Nëse kjo herë do të jetë ndryshe, mbetet për t’u parë. FLAKA

255
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 21:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
255
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?