Vuçiq për hyrjen e kadetëve serbë në Bosnje: U respektuan procedurat

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 22:48

Vuçiq për hyrjen e kadetëve serbë në Bosnje: U respektuan procedurat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia “i ka respektuar të gjitha procedurat” me rastin e nisjes së kadetëve të Akademisë Ushtarake të Beogradit në Bosnje e Hercegovinë.

Kadetët dhe oficerët e lartë të Akademisë Ushtarake në Beograd marshuan fundjavën e kaluar në dy qytete të Bosnje e Hercegovinës, me ftesë të Qeverisë së entitetit të Republikës Sërpska.

Shkuarjen e tyre atje e dënuan dy anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Zhelko Komshiq dhe Denis Beqiroviq.

Ata thanë se nuk kanë dhënë leje për hyrjen e tyre dhe kërkuan hetime nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnje e Hercegovinës, si dhe reagimin e komunitetit ndërkombëtar.

Duke reaguar ndaj kësaj, Vuçiq tha se nuk është hera e parë që kadetët e Akademisë Ushtarake në Beograd marrin pjesë në parada në Bosnje e Hercegovinë dhe se Serbia ka bërë “çdo gjë sipas ligjeve dhe procedurave, pikërisht ashtu siç duhet”.

“Ky është viti i tetë që shkojnë dhe nuk ka qenë kurrë problem, e tani është problem”, tha Vuçiq për Televizionin Pink të Serbisë.

Shkuarja e kadetëve, siç thanë për Radion Evropa e Lirë nga Policia Kufitare e Bosnje e Hercegovinës, u paralajmërua përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës.

Përveç në Kozarë, ku u përkujtua përvjetori i një beteje të vitit 1942, kadetët parakaluan edhe në qytetin Prijedor.

Në këtë qytet, gjatë luftës së viteve ’90, u vranë më shumë se 3.100 njerëz të kombësive joserbe.

Në paradë morën pjesë edhe ministri serb i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Nemanja Staroviq, dhe sekretari shtetëror në atë ministri, Zoran Antiq.

Opozita në Bosnje e Hercegovinë kërkoi mbajtjen e një seance të posaçme të Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës për hyrjen e kadetëve të Ushtrisë së Serbisë në territorin e vendit. /REL

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 22:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?