Rriten temperaturat – Sinoptikët: Ende nuk kemi parë gjë, e enjtja do të jetë kulmi!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 19:05

Rriten temperaturat – Sinoptikët: Ende nuk kemi parë gjë, e enjtja do të jetë kulmi!

Temperatura më të larta se dje, por pasnesër do të jetë kulmi. Termometri çdo ditë shënon temperatura gjithnjë e më të larta, me një rritje konsante prej 2 deri në 3 gradë, shkruan Alsat.

Sot ato arrijnë deri në 40, por të enjten, sipas parashikimeve, në disa vende të shkojnë deri në 42 gradë Celsius. Nga dita e enjte aktivizohet alarmi portokalli.

“Vazhdon periudha e motit shumë të nxehtë me diell, përveç të dielën ku në orët e pasdites do të ketë kushte për mot të izoluar të paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Prej të enjten deri në mesin e javës së ardhshme, në më shumë vende do të aktivizohet niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta”, thanë nga Enti Hidrometeorologjik.

Qytetarët që kryejnë punët e tyre të përditshme, e kanë të pamundur t’i shmangen diellit.

Të anketuar nga Alsat, ata ankohen për mungesë të vendeve për freskim në kryeqytet.

Thonë se shpëtimi i vetëm nga këto temperatura, është të ikësh jashtë qytetit apo shtetit, por kriza financiare dhe pamundësitë e pushimeve të tilla, i detyrojnë të mbeten në klimën industriale të kryeqytetit.

“Mund të them se ka mungesë, në këto temperatura të nxehta do të ishte më mirë që të kemi vende ku mund të freskohemi….Ata që kanë mundësi e kanë shumë më të lehtë dhe mund të dalin edhe jashtë Shkupit dhe jashtë shtetit, por ata që nuk i kanë mundësitë mund të themi se vuajnë në këtë periudhë nga mospasja e pishineve dhe vendeve tjera ideale për këto periudha të nxehta”, tha një qytetar.

“Duhet të ketë së paku 15.
-Ju ku shkoni që të relaksoheni?
-Askund, në Ohër”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Unë kam në shtëpi pishinë, aty lahemi familjarisht.
Ekzistojnë, por ka mungesë të parave, varfëri në shtet, kjo është, nuk ka”, theksoi një qytetar.

Turistët më së shumti preferojnë Kanionin e Matkës për freskim.

“Vetëm sa kam ardhur dje, isha në malin Vodno këtë mëngjes, unë vërtet e dua pamjen e Shkupit nga lartë, por akoma nuk kam qenë në qendër, kështu që ky është plani për më vonë.. Nesër do të shkoj në Kanionin e Matkës, mendoj se është e mundur që të bëjë not atje, nuk është shumë larg prej këtu dhe mendoj se është në rregull”, tha një turiste.

“Është hera e parë në Shkup, dhe nuk kam parë gjithçka, mendoj se, si për herë të parë, është shumë mirë për mua….Do ta vizitoj Tregun e ‘Bit Pazarit’, xhamitë, nesër ndoshta Kanionin e Matkës, nuk e di”, u shpreh një turist tjetër.

Sipas parashikimeve afatmesme të qendrave evropiane dhe botërore, ka shumë mundësi që në këtë sezon të verës, në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut të tejkalohen vlerat mesatare deri në 3 gradë celsius, krahasuar me sezonin e vjetshëm veror.

Niveli më i lartë i temperaturave parashikohet të arrihet nga gjysma e dytë e korrikut./ Alsat./mk

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 19:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?