Zjarrfikësit e Tetovës me masa preventive për parandalimin e zjarreve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 19:06

Zjarrfikësit e Tetovës me masa preventive për parandalimin e zjarreve

Alarmi për rritje të temperaturave në ditët në vijim, ka vënë në gatishmëri të plotë Njësinë kundër zjarrit në Tetovë. Numri “një” i kësaj njësie thotë se kanë filluar me masat preventive, për parandalimin e përhapjes së zjarreve. Avni Ameti, për Alsat është shprehur se sivjet edhe ashtu ka qenë një vit me shumë zjarre, ku për vetëm disa brenda disa muajve janë shënuar 500 zjarre.

“NJTKZ Tetovë deri në këtë moment ka intervenuar diku në rreth 500 zjarre deri në këtë moment, dhe për dallim prej viteve të shkuara, kemi pasur numër më të madh të zjarreve ku kemi intervenuar në sipërfaqe të hapura si dhe në zjarre në objekte. Siç shihet, rritja e temperaturave e vështirëson edhe më shumë punën tonë sepse do kemi thatësi të madhe kështu që apelojmë popullatën për kujdes në këtë drejtim. Kapacitetet e NJTKZ Tetovë janë në gatishmëri dhe të mjaftueshme për të dalë në ndihmë në gjithë Pollogun”, tha Avni Ameti, Shef i NJTKZ Tetovë.

Në alarm dhe me gatishmëri të shtuar janë edhe në Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës. Zëdhënësi i SPB-së së Tetovës Fatmir Rexhepi rikujton banorët për dënimet e larta në rast të zjarrvënies, qoftë edhe nga pakujdesia.

“shfrytëzoj rastin ti rikujtoj gjithë qytetarët se implikimet ligjore, parashohin nga gjashtë deri në tetë vite burg nëse kapen për zjarrvënie qoftë nga pakujdesia apo e qëllimshme. Kështu që duke marrë parasysh pasojat nga zjarri do merren masat edhe nga gjykata. Kështu që paralajmërojmë qytetarët që gjatë daljeve në natyrë të mos lënë zjarre të pashuara, të mos ndezin zjarr në sipërfaqe të hapura dhe të mos lënë gjësende nga qelqi në natyrë sepse shkaktojnë zjarr”, u shpreh Fatmir Rexhepi, Zëdhënës i SPB Tetovë.

“Objekt i kontrollit të shtuar të policisë gjatë ditëve me temperatura të larta, do jenë vendet që më së shumti shfrytëzohen për piknik këtu në Tetovë, siç është, Kodra e Diellit, Kalaja dhe Banjat e Tetovës, ku nuk do lejohet ndezja e zjarreve, që mund të përhapen në objekte apo sipërfaqe të hapura”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar. /Alsat.mk

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 19:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?