Filipçe: Në NATO, falë përkushtimit të LSDM-së

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 19:07

Filipçe: Në NATO, falë përkushtimit të LSDM-së

Vendi u bë anëtar i NATO-s falë përkushtimit dhe vendosmërisë se LSDM-së dhe qytetarëve, thotë kreu i LSDM-së Venko Filipçe. “LSDM ndërmori hapa vendimtarë në këtë drejtim me Marrëveshjen e Prespës në vitin 2018, dhe 600 mijë qytetarë në referendum konfirmuan rrugën e drejtë të zgjedhur nga LSDM.

Anëtarësimi në NATO forcoi sigurinë tonë kombëtare, përmirësoi pozicionin tonë ndërkombëtar dhe hapi mundësi të reja për rritje dhe zhvillim ekonomik. Anëtarësimi në Aleancë është përfitim për të gjithë qytetarët dhe çdo aktor politik është i detyruar ta ushqejë dhe ta ruajë këtë arritje”, thotë në reagimin e tij Filipçe.

Ai më tej shton se qeveria është e detyruar të punojë për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Aleancën dhe me vendet partnere në ndërtimin e një bashkëpunimi solid dhe afatgjatë./ Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 19:07