Aksidenti me autobusin e NQP-së, deklarohet shoferi: Mjaft më me automjete lecka, po i lëndojmë udhëtarët

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 19:08

Aksidenti me autobusin e NQP-së, deklarohet shoferi: Mjaft më me automjete lecka, po i lëndojmë udhëtarët

“Unë nga Saraji deri në Autokomandë i di edhe gropat më të vogla dhe atë linjë e vozis dhe mua të më ndodhë, më janë zbardhur flokët nga timoni. Me vjen keq për udhëtaret por kësi gjëra nuk mund të ndodhin. Mjaft më me automjete lecka dhe të vrasim udhëtarë që janë të pa fajshëm”, deklaroi Fevzi Arifi, shofer.

Me këto fjalë iu drejtua drejtorit të ri të NQP-së, shoferi i autobusit i cili dje u përplas në murin mbrojtës afër qendrës Mavrovasja. Sipas shoferit, autobusi nuk ka qenë në gjendje të mirë, ka pasur defekt dhe kjo ka bërë që të humb kontrollin dhe të përplaset në murin mbrojtës, ku si pasojë u lëndua edhe shoferi por edhe udhëtarë.

“Para se të ndodhë unë dëgjova se plasi diçka në timon dhe me tërhoqi, e unë të hyrë atje… unë e tërheq timonin në të djathtë me ngjiti lartë…”, tha Fevzi Arifi, shofer.

Drejtori i ri i NQP-së thotë se ende nuk dihen arsyet e ngjarjes dhe se pritet që organet kompetente të dalin me detaje për arsyen e aksidentit.

“Unë vetëm dua që të mos ketë deklarata paushalle, të lejojmë që institucionet të japin sqarimet e arsyes përse ka ndodhur aksidenti. Unë nuk jam kompetent, është dhënë urdhër që të punojnë dhe të shohin cila ka qenë arsyeja, nga MPB kanë bërë mbikëqyrje dhe janë kompetent të thuan a ka qenë autobusi në rregull a jo, apo ka ndonjë arsye tjetër për ngjarjen”, tha Dragi Kushovski, drejtor i ri i NQP-së.

Sipas MPB-së, përveç shoferit edhe tre pasagjer u dërguan dje në spital pas aksidentimit të autobusit të NQP-së. /Alsat.mk

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 19:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?