Kreu i Butelit akuzon Arsovskën për mbeturinat në rrugë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 19:15

Kreu i Butelit akuzon Arsovskën për mbeturinat në rrugë

Shoqërimi i rrugëve me mbeturina ka bërë kryetarin e komunës së Butelit, Darko Kostovskin, që të reagoj ndaj Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” e cila është nën kompetencat e kryetares së qytetit të Shkupit, Danela Arsovska. Kostovski ka reaguar duke thënë se gjendja e Komunës së Butelit është alarmante ku ekipet nuk janë paraqitur në shumicën e territorit të Komunës së Butelit.

DARKO KOSTOVSKI, KRYETAR I KOMUNËS SË BUTELIT

“Gjendja në Komunën e Butelit është alarmante, për më shumë se dhjetë ditë ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup që janë nën komandën direkte të Danela Arsovskës nuk janë paraqitur në shumicën e territorit të Komunës së Butelit. Pamjet janë të frikshme, paaftësi e tillë e shërbimeve të qytetit nuk është parë kurrë në histori”

Kostovski ka bërë apel edhe tek Ndërrmarja Publike “Higjiena Komunale” Shkup që menjëherë të dalin dhe të kryej punën e tyre për të cilën paguhen nga qytetarë ku pas kësaj, Ndërrmarja Publike Higjiene Komunale ka reaguar duke thënë që pretendimet e kryetarit të komunës së Butelit janë të pavërteta lidhur me mirëmbajtjen e higjienës në këtë komunë të Shkupit.

NP HIGJIENA KOMUNALE E SHKUPIT

“NP Higjiena Komunale – Shkup i informon banorët e qytetit të Shkupit se në territorin e komunës Butel të Shkupit, mbeturinat në vazhdimësi mblidhen dhe transportohen pa asnjë ndërprerje, gjegjësisht në përputhje me dinamikën e përcaktuar me Planin operativ për mirëmbajtjen e pastërtisë publike të zonës së qytetit të Shkupit dhe Programi operativ për mbledhjen dhe transportimin e mbetjes komunale nga zona e qytetit të Shkupit, të miratuar nga ana e Këshillit të Qytetit të Shkupit”

Në reagimin e tyre kanë bërë apel tek qytetarët që të ndalojnë hedhjen tendencioze të mbeturinave në sipërfaqe publike me të cilat po ballafaqohen sidomos në muajt e fundit, e ndaj kryetarit, Ndërrmarja Publike e Higjienës Komunale bëri thirrje që t’i aktivizon shërbimet inspektuese pranë komunës në terren, të cilat janë përgjegjës për sanksionimin e çdo shkeljeje të Ligjit për Pastërti Publike.

Ndërkaq përveç Komunës së Butelit, vuajtje nga mbeturinat ka po thuajse në tërë qytetin e Shkupit si Komuna e Çairit, rruga për në Shutkë, në afërsi të Universitetit “Nëna Tereze” dhe shumë vende të tjera.

/SHENJA/

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 19:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?