MASH – BZHA fillojnë konsultim publik për programet mësimore për klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 19:17

MASH – BZHA fillojnë konsultim publik për programet mësimore për klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja e Zhvillimit të Arsimit fillojnë konsultim publik për programet mësimore për klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë. Synohet që ato të cilat tashmë janë përgatitur të avancohen, ndërsa të rejat të përmbajnë sugjerimet, veçanërisht të mësimdhënësve praktikantë, mendimi i të cilëve, siç theksojnë ata është më i rëndësishmi në procesin e formësimit të sistemit edukativo-arsimor.

MASH dhe BZHA

“Ftojmë të gjithë të interesuarit ndërsa në veçanti presim proaktivitet nga kuadri mësimdhënës që të dorëzojnë sugjerimet e tyre më së voni deri më 31 gusht. Në interes të transparencës së procesit, MASH dhe BZHA do të ndajnë sugjerimet e marra, ndërsa për sublimimin dhe krijimin e konkluzioneve do të diskutohet në një ngjarje publike”.

Ndëkohë, nga MASH njëkohësisht informojnë se edhe këtë javë do të vazhdojë pagesa e mbështetjes financiare e papaguar për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

MASH

“Shuma mujore është duke u paguar dhe presim që procesi të përfundojë plotësisht brenda muajit të ardhshëm. Kërkojmë nga qytetarët që të kenë durim, sepse të gjithë ata që i plotësojnë kushtet do ti marrin mjetet e parashikuara. Javën e kaluar janë kryer pagesat e mbështetjes financiare për muajt shkurt dhe mars për rreth 13 mijë nxënës”.

Megjithatë, ata theksuan se me ardhjen e Qeverisë së re, të rinjtë do të jenë në fokus të politikave, ndërsa cilësia e arsimit dhe mundësitë për realizimin e potencialit personal brenda kufijve të vendit të tyre do të planifikohen dhe rriten vazhdimisht.

/SHENJA/

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 19:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?