Rreth 100 qytetarë janë helmuar në Bulqizë të Shqipërisë, përgjatë ditëve të fundit. Sipas autoriteteve, mendohej se arsyeja e helmimit ishte uji.
Megjithatë, nga analizat e specializuara nga Instituti i Shëndetit Publik, uji ka rezultuar pa ndotje bakteriale dhe i përshtatshëm për përdorim. Edhe pse rezultatet dolën se uji është i pijshëm, gjatë ditës nisi bllokimi i disa tubacioneve të vjetra të cilët furnizonin një pjesë të zonës. Megjithatë, hetimet e policisë do të vazhdojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje, pasi në këtë tubacion ka pasur edhe ndërhyrje në rrjet nga bizneset private. Në Bulqizë nuk është hera e parë që banorët i drejtohen spitalit për ndihmë mjekësore me shenja helmimi. Vitin e kaluar pati një helmim masiv në më shumë se 60 familje. /Alsat.mk
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
9 Korrik, 2024 19:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.