Kreu i Kuvendit Afrim Gashi, në Asamblenë parlamentare të NATO-s në Uashington bëri thirrje për ngritje të nivelit të unitetit mes vendeve anëtare të Aleancës. Ai tha se që kjo të funksionojë, është e rëndësishme që të gjitha vendet anëtare të ndajnë të paktën 2% të Prodhimit Bruto Vendor për sektorin e mbrojtjes dhe të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën.
“Ne jemi të vetëdijshëm se jemi vend anëtar i NATO-s në një rajon fragjil në të cilin jo të gjithë shtetet janë anëtare të NATO-s ose kanë ndonjë nivel partneriteti me Aleancën si dhe kanë shumë ndikime të jashtme të këqija. Sidoqoftë ne mbetemi të përkushtuar të promovojmë një atmosferë të stabilitetit rajonal. Ne e realizojmë këtë duke vazhduar kontributin tonë të qartë në operacionin e NATO-s në Kosovë dhe sa u takon sfidave të sigurisë ne jemi aktiv në misionin e NATO-s në Irak dhe në mbështetjen për Ukrainën. Këto sfida theksojnë nevojën për rritjen e nivelit të unitetit dhe përforcimin e partneritetit me BE-në, me qëllim që të përforcohet komplementariteti strategjik i saj me NATO-n”, tha Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
9 Korrik, 2024 20:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.