Një alpinist i zhdukur në vitin 2002 nxirret nga akullnajat

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 20:56

Një alpinist i zhdukur në vitin 2002 nxirret nga akullnajat

Trupi i një alpinisti amerikan me origjinë sllovene William Stampfl është gjetur në mbi 6400 metra në malin Huascaràn në Peru. Burri ishte 59 vjeç kur u zhduk në qershor të vitit 2002, pasi një ortek përfshiu ekspeditën e tij.

Kufoma ishte dehidratuar dhe mumifikuar nga temperaturat e ulëta. Klima e ashpër e Andeve kishte bërë që rrobat dhe mjetet e viktimës të ishin të paprekura, brenda të cilave u gjet dhe pasaporta e tij.

Trupi i alpinistit doli pas shkrirjes së akullnajave të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, të cilat ekspozuan kufomën. Ky është një fenomen që po prek fuqishëm Perunë. Vendi i Amerikës së Jugut, për shkak të ndryshimeve klimatike, ka humbur më shumë se gjysmën e sipërfaqes së tij akullnajore në gjashtëdhjetë vitet e fundit.

Vargmalet e Perusë verilindore, të cilat përfshijnë malin Huascarán, maja më e lartë e vendit me 6757 metra, janë destinacione popullore për alpinistët nga e gjithë bota.   

Në maj, trupi i një alpinisti izraelit u gjet në të njëjtin rajon, pasi ai ishte zhdukur për një muaj. Në fillim të qershorit u gjet një tjetër trupi i pajetë i një alpinisti.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 20:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?