Maqedonisë së Veriut i nevojitet strategji për dekarbonizimin e sektorit të energjetikës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 21:21

Maqedonisë së Veriut i nevojitet strategji për dekarbonizimin e sektorit të energjetikës

Maqedonia e Veriut është në mes të rrugës drejt integrimit të plotë energjetik me BE-në. Pika jonë e fortë është sektori i energjisë elektrike, por nevojiten përmirësime në fushën e gazit dhe dekarbonizimit dhe këto janë dy elementë që kërkojnë më shumë përpjekje. Qeveria pritet të dorëzojë në Sekretariat një strategji të vitit 2030 dhe të sqarojë se cila do të jetë strategjia e dekarbonizimit, cili është kapaciteti i burimeve të ripërtërishme, cili është vizioni për integrimin e tregut rajonal, cilat janë objektet e ardhshme të prodhimit me bazë thëngjilli. Këto janë disa nga porositë që në intervistën për MIA-n i dërgoi drejtori i Sekretariatit të Bashkësisë Energjetike, Artur Llorkovski. 

Nga 1 janari i vitit 2026, çdo emetim që është pjesë e energjisë elektrike, çelikut, qelqit, çimentos, aluminit, hidrogjenit të eksportuar në BE duhet t’i nënshtrohet tatimit të karbonit.

Nëse vendi dëshiron të përjashtohet nga kjo, do të duhet të bëjë një bashkim të tregut deri në fund të vitit 2025 dhe, siç theksoi Llorkovski, qeveria duhet të zotohet të krijojë mekanizmin e tregtimit të karbonit në vend deri në vitin 2030. Kjo, shtoi Drejtori i Bashkësisë Energjetike, kërkon përditësimin e legjislacionit.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit prill është prodhuar energji elektrike në atë sasi sa 91.5 përqind e energjisë së shfrytëzuar është prodhuar në vend. Në termocentrale prodhohen 56.6 %, në hidrocentrale 26.6 %, në termocentralet e kombinuara (7 %), panelet solare (5.4 %), turbinat e erës (3.1 %) dhe bimët e biogazit (1.4 %).

Enti Shtetëror i Statistikave kishte raportuar që 99.9 përqind e qymyrit në Maqedoninë e Veriut shfrytëzohet për prodhimin e energjisë elektrike.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 21:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?