Mitsotakis: Është thelbësore në Marrëveshjen e Prespës që emri Maqedonia e Veriut të përdoret brenda dhe jashtë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 22:01

Mitsotakis: Është thelbësore në Marrëveshjen e Prespës që emri Maqedonia e Veriut të përdoret brenda dhe jashtë

“Kur dëgjoj se Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut në brendësi të vendit quhet Republika e Maqedonisë, atëherë shqetësohem seriozisht dhe sigurisht është një çështje që dua ta ngre, nuk është konstruktive, nuk ndihmon rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe është një ndërlikim i panevojshëm”, tha kryeministri grek, përcjell FLAKA.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis thotë se është seriozisht i shqetësuar për faktin se Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut ende quhet Republika e Maqedonisë në komunikimin e brendshëm.

Sipas Mitsotakis, i cili sot mori pjesë në një debat publik me ish-ambasadorin e SHBA-së në Greqi, Daniel Speckhardt, kjo nuk e ndihmon rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe është një ndërlikim i panevojshëm. Ai përmend në debat se problemi me Ballkanin është se shumë shpesh spektri i nacionalizmit shfaqet kur askush nuk e pret dhe si shembull e përmend Maqedoninë e Veriut.

“Kur dëgjoj që Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut në brendësi të vendit thotë Republika e Maqedonisë, atëherë shqetësohem seriozisht dhe sigurisht që është një çështje që dua ta ngre, nuk është konstruktive”, thotë Mitsotakis, raporton televizioni grek “ERA”.

Mitsotakis theksoi në debat se Maqedonia e Veriut tani është anëtare e NATO-s sepse Greqia hoqi veton pas Marrëveshjes së Prespës.

“Maqedonia e Veriut është sot anëtare e NATO-s sepse Greqia hoqi veton pas Marrëveshjes së Prespës të nënshkruar dhe ratifikuar nga qeveria e mëparshme. E kemi thënë qartë se është një marrëveshje ndërkombëtare që e detyron shtetin. Ne e respektuam këtë dhe unë e respektoj atë. Një nga aspektet themelore, nëse jo më themelore, të kësaj marrëveshjeje lidhej me faktin se emri Maqedonia e Veriut duhet të përdoret kudo, brenda dhe jashtë. Dhe kjo është diçka që është shumë e qartë dhe e panegociueshme”, tha Mitsotakis.

Kryeministri grek Mitsotakis dhe ai maqedonas Hristijan Mickoski ndodhen në Uashington ku po marrin pjesë në Samitin e NATO-s për të përkujtuar 75 vjetorin e formimit të aleancës ushtarake, i cili zgjat nga sot deri më 11 korrik.

Samiti i NATO-s është në fokus të opinionit për shkak të takimit të mundshëm të kryeministrave maqedonas dhe atij grek, i cili do të ishte i pari pas reagimeve të ashpra të Athinës zyrtare për përdorimin e emrit kushtetues nga kreu i shtetit në vend.

Sipas programeve zyrtare të dy kryeministrave, Mitsotakis dhe Mitsotakis, përveç samitit të NATO-s dhe aktiviteteve të planifikuara në margjina, ata do të marrin pjesë edhe në darkën në Shtëpinë e Bardhë të organizuar nga presidenti amerikan Biden.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis, tha dje se takimi i kryeministrave Hristian Mitskoski dhe Kyriakos Mitsotakis nuk është planifikuar.

Mitskoski, nga ana tjetër, para se të nisej për në Uashington, tha se nëse do të takohet me kryeministrin grek në samitin e ardhshëm të NATO-s në Uashington, shpreson se do ta ruajnë dinjitetin e tyre dhe se do të bisedojnë si partnerë dhe sa më mirë fqinjët, pasi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis paralajmëroi për “shumë pozicione të pakëndshme” në samitin e NATO-s nëse Mickoski si kryeministër këmbëngul në të njëjtën retorikë rreth emrit.

Kryeministri grek, pas diskutimit të sotëm publik me Speckhardt, nesër, menjëherë para fillimit të samitit, do të ketë një diskutim publik në kuadër të Forumit Publik të NATO-s me Nadia Sandlow, ish-zëvendës këshilltare e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së.

Gjithashtu, ai do të ketë takime me anëtarë të Kongresit, ndërsa të premten do të shkojë në Nju Jork ku do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. FLAKA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 22:01