Protestë për të shmangur “dëshpërimin” nga Berisha

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Korrik, 2024 21:56

Protestë për të shmangur “dëshpërimin” nga Berisha

Nga Mero Baze

Emrat e mbetur në krye të opozitës së Sali Berishës po përpiqen ta paralajmërojnë me dëshpërim se protesta e nesërme duhet të jetë si një finale, ose ndryshe ata janë të mbaruar. Me shpresë se do t’i prekin në sedër shqiptarët, ata e trajtojnë 11 korrikun, si shpresën e fundit të tyre. Disa dhe më të kujdesshëm po i dalin të keqes përpara, e po mallkojnë popullin që nuk del të protestojë.

Merreni më qetë!

Nuk do të jetë mitingu i fundit. Është mitingu i radhës.

Nuk do të jetë as i madh, as final, as shkatërrimtar, as për qeverinë, as për ju. Do të jetë pak i lodhshëm, se është vapë e madhe, do të duhet t’i sillni ca njerëz në Tiranë kur të gjithë po ikin nga Tirana, dhe akoma më shumë do të duhet të presin derisa të erret që të mos i numërojnë.

Nuk ka asgjë për t’u dëshpëruar. Sado të jenë ata, qofshin 1 mijë vetë, qofshin 5 mijë vetë, Doktori nga penxherja do të thotë 200 mijë vetë dhe do ta shoqërojë me fjalinë “mitingu më i madh në histori”, çka dhe kjo nuk është hera e parë. Sa më i vogël mitingu aq më i madh vlerësimi.

Se atij i duheni prapë tek rrugica.

Mos e merrni si betejë finale dhe as si dëshpërim të madh. Merreni si hallin e e radhës, ashtu siç është, se atij nuk i duhet të rrëzojë Edi Ramën. I duhet t’u thotë ju të tjerëve mos u merrni kush do jetë çfarë në parti, apo kush do jetë pasardhësi, mos u merrni me formulat e koalicionit apo me udhëheqjen e re të PD.

Në të vërtetë i duhet të heqë brengën e mos bashkimit, e mos ngjizjes së gënjeshtrës së tij që përçau PD dhe mbi të gjitha, ai duhet të heqë dëshpërimin që ka secili prej jush se me atë nuk fitohet.

Nëse ju lë të lirë, nëse nuk ju nxjerr në vapë në mes të korrikut, nëse nuk shpik beteja false si kjo, atëherë ju mund të bëheni njerëz normalë si demokratët në SHBA dhe t’i kërkoni atij të largohet, se me atë nuk fitohet, siç po ja kërkojnë amerikanët Jo Biden.

Ndaj mos u shqetësoni për numrin e mos u dëshpëroni për braktisjen. Lëvizja është gjithçka, qëllimi është asgjë. Është thjeshtë të mos merreni me Berishën.

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Korrik, 2024 21:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?