Takim i kryetarit të Kuvendit Gashi me delegacionin e NDI-së

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Korrik, 2024 22:36

Takim i kryetarit të Kuvendit Gashi me delegacionin e NDI-së

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi gjatë qëndrimit në SHBA, ka zhvilluar një takim edhe në Institutin Demokratik Kombëtar, ku ka takuar një delegacion të kryesuar nga Robert Benxhamin, drejtor i NDI-së për Evropën Qendrore dhe Lindore.

“Kryetari Gashi falënderoi për mbështetjen e NDI-së për Kuvendin në 25 vitet e fundit dhe shprehu besimin se bashkëpunimi ynë i suksesshëm do të vazhdojë edhe në fazën e dytë të Programit për Mbështetjen e Kuvendit/PSP. Ai theksoi se Kuvendi vlerëson lart kontributin dhe mbështetjen e NDI-së për forcimin e zhvillimit institucional, transparencës së Kuvendit dhe ngritjen e kapaciteteve të Kuvendit”, njoftoi pres-shërbimi qeveritar.

Drejtori i NDI Benxhamin e njoftoi kryetarin Gashi me shkallën e realizimit të projekteve aktuale dhe me aktivitetet në vijim.

“Në takim u konstatua se investimet në kapacitetet parlamentare paraqesin investim me vlerë të qëndrueshme për shtetin”, thekson Kuvendi në komunikatë.

Kuvendi e filloi bashkëpunimin me NDI-në në vitin 1999 me programin e praktikës, me të cilin studentët më të mirë në Maqedoni u caktuan të bëjnë praktikën në Kuvend.

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Korrik, 2024 22:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?