Ze Roberto nuk e pëlqen Pep Guardiolën, kërkon Abel Ferreira-n

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 19:49

Ze Roberto nuk e pëlqen Pep Guardiolën, kërkon Abel Ferreira-n

Eliminimi i Brazilit ndaj Uruguajit në çerekfinalen e Kupës së Amerikës bëri një zhurmë të jashtëzakonshme. Edhe një herë zila e alarmit ra në shtëpinë e “Seleção”, e cila megjithatë, përmes presidentit Ednaldo Rodrigues i garantoi Dorival Junior vendin në stolin e pesë herë kampionëve të botës.

Një lajm i padëshiruar për mjaft tifozë brazilianë dhe ish-lojtarë, që e kanë veshur këtë fanellë shumë të rëndë. Ashtu si Zé Roberto, i cili ka bërë 84 paraqitje me Brazilin, i cili gjatë një interviste të dhënë për “ESPN Brasil” theksoi se Brazili ka mbetur prapa në aspektin e trajnerëve.

“Brazili ka mbetur pak mbrapa kur bëhet fjalë për trajnimin e trajnerëve. Ne kemi pak trajnerë kompetentë që kujdesen për futbollin. Rrjedhimisht edhe kombëtarja ka pak opsione”.

I pyetur nëse “Seleção” mund të kishte ndonjëherë një trajner si Guardiola, 50-vjeçari me origjinë nga São Paulo, ish-mesfushori i Real Madridit dhe Flamengos, u përgjigj shpejtë.

 “Unë mendoj se po. Nëse sot do të preferohej një i huaj, personalisht do të zgjidhja Abel Ferreira”.

Nuk vonon përforcimi i idesë së trajnerit portugez si zgjidhja ideale për të marrë në dorëzim kombëtaren braziliane.

“Abel Ferreira është një trajner, që ka disa vite në Brazil. Një trajner që di të sillet me lojtarët, emër i shkëlqyer për kombëtaren braziliane”.

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 19:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?