Marinakis: Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut mbetet e mbyllur, përderisa nuk respekton Marrëveshjen e Prespës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 20:23

Marinakis: Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut mbetet e mbyllur, përderisa nuk respekton Marrëveshjen e Prespës

Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut mbetet e mbyllur, përderisa nuk respekton detyrimet që ka marrë me Marrëveshjen e Prespës, tha sot në konferencën e sotme të rregullt për media, zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis.

Zëdhënësi i qeverisë kujtoi se partia Demokracia e Re e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis nuk votoi pro Marrëveshjes së Prespës sepse, tha ai, ajo përmbante boshllëqe në masat mbrojtëse dhe dispozita.

“Gjithashtu, (Missotakis) paralajmëroi se shkelja apo pajtueshmëria selektive e saj jo vetëm që cenon besueshmërinë e të gjitha përpjekjeve për zgjidhjen e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor, por kërcënon edhe sigurinë në rajonin më të gjerë”, tha Marinakis dhe shtoi se kryeministri grek në fjalimin e tij gjithashtu theksoi se “Pacta sunt servanda”, domethënë se marrëveshjet duhet të respektohen.

Partia opozitare greke SYRIZA dënon pa mëdyshje, siç thonë ata, shkeljen e e Marrëveshjes së Prespës nga kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë Samitit të NATO-s në Uashington. Partia i bën thirrje qeverisë së Mitsotakis që “më në fund të zgjohet nga letargjia diplomatike në të cilën ka rënë dhe të ndërmarrë veprimet e parapara, në mënyrë që Qeveria e Maqedonisë së Veriut të përballet me përgjegjësitë e saj”.

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 20:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?