Bankat me fitime të majme  

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 20:25

Bankat me fitime të majme  

Vetëm në tre muajt e parë të vitit banka Komerciale, Stopanska Shkup dhe NLB banka realizuan fitim të përbashkët prej 44.2 milionë euro. Ky rezultat është gati tre milionë euro më i mirë se ai prej 41.26 milionë euro i arritur në tremujorin e parë të vitit të kaluar

Tërheqje e parave kesh nga llogaria e pagesës në sportelin e bankës për pagesën e subvencioneve për qumështi, duhanit si dhe subvencionet tjera prej 50 – 500 denarë. Komision për pagesë të fletëpagesës në sportel – 50 denarë, komision për mbajtje llogarie 40 denarë në muaj, 1000-6000 denarë harxhim për miratimin e kredisë…. Këto shuma janë të ndryshueshme në banka të ndryshme. Në Maqedoni pesë banka llogariten si të mëdha, tre të mesme dhe pesë si të vogla. Njëherësh rreth 80 për qind e të ardhurave nga komisionet dhe tarifat përfundonin te pesë bankat më të mëdha dhe 20 për qind e mbetur ndahet nga të tjerat. Pesë bankat më të mëdha realizojnë 90 për qind të të gjitha fitimeve të bankave.

Vetëm në tre muajt e parë të vitit banka Komerciale, Stopanska Shkup dhe NLB banka realizuan fitim të përbashkët prej 44.2 milionë euro. Ky rezultat është gati tre milionë euro më i mirë se ai prej 41.26 milionë euro i arritur në tremujorin e parë të vitit të kaluar. Nga komisionet dhe tarifat e mbledhura për shërbimet e ofruara, nga janari deri në mars, këto banka kanë grumbulluar bashkërisht 14.12 milionë euro.

Vitin e kaluar, të 13 bankat në Maqedoni së bashku kanë pasur fitime neto prej mbi 100 milionë euro, vetëm nga komisionet dhe tarifat, tregojnë të dhënat Bankës Popullore.

Nga ana tjetër, ato kanë shpenzime për punë administrative, paga, zhvlerësime, sigurime, dëme, taksa dhe shpenzime të tjera. Përfitimi i përgjithshëm i 13 bankave në nëntë muajt e parë të vitit 2023 ishte 197 milionë euro. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 kjo është për 66 milionë euro më shumë. Rreth 180 milionë euro nga fitimi total bankar i takojnë pesë bankave më të mëdha, të cilat e rritën fitimin me 60 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të 2022. Bankat e mesme kanë pasur një fitim total prej 15 milionë eurosh, që është një rritje prej 6 milionë eurosh dhe bankat e vogla kanë një fitim total prej rreth dy milionë euro. Ekonomistët thonë se bankat përskaj fitimeve nga komisionet dhe kompensimet, fitojnë edhe dallimi midis kamatave pasive dhe aktive. Apo me fjalë tjera fitojnë nga dallimi mes depozitat apo kursimet që marrin nga kursyesit dhe ju paguajnë në denarë apo deviza , ndërsa për ato para u japin klientëve kredi që i paguajnë për disa herë më shtrenjtë në emër të kamatave. Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh se fitimet enorme të bankave në vend janë edhe për shkak të diferencës së interesave të ulëta që bankat japin për depozitat dhe normave të larta të interesit që ata vendosin për kreditë. Dallimet, të cilat në vend janë drastikisht më të mëdha se në rajon dhe në Evropë.

Edhe në shtetet e rajonit, në tregun bankar vazhdohet të shfrytëzohet nga bankat favori i madh i shfrytëzimit të diferencës së madhe ndërmjet kamatave në kredidhënie dhe kamatave në paratë e deponuara. Me fjalë të tjera, bankat komerciale në Ballkan edhe më tutje vazhdojnë ta mbajnë të palëkundur dhe të pandryshuar çmimin e ‘prodhimit bazik”, të tyre, gjegjësisht të parasë, pakuptueshëm të lartë, në mënyrë që të realizojnë marzhën neto të kamatave sa më shumë të lartë, që do të thotë të krijojnë sa më shumë profit. Normat më të favorshme të interesit në Evropë karshi Ballkanit shpjegohen edhe me vlerësimin e kredisë ose rrezikut të vendit që në BE është më i ulët, ku sa më i ulët të jetë rreziku, aq më të ulëta janë normat e interesit.

Disa më vite më parë në Kroaci si problemi më i madh ishin përmendur kamatat e larta, dhe si shembull u tha se për të njëjtin borxh me bankën, një kroat paguan 552 euro në muaj, ndërsa një gjerman paguan 378 euro. Kredia e shtrenjtë redukton konsumin personal, kështu që kroatët paguajnë paratë që gjermanët shpenzojnë në dyqane dhe kështu stimulojnë ekonominë e tyre dhe krijojnë vende të reja pune, kroatët i paguajnë bankave. (koha.mk)

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 20:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?