E kalova tunelin e Llogarasë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 20:30

E kalova tunelin e Llogarasë

Nga Hamdi Jupe

E kalova edhe unë tunelin e Llogarasë. E shtunë, 6 korrik, ora gjashtë e tridhjetë e mëngjesit. Duke shkuar për në vendlindjen time në Sarandë. Zgjodha datën gjashtë, një ditë pas përurimit zyrtar, për të qenë më i qetë në soditjen time të punës madhështore që është bërë atje. Edhe të meditimit për të. Kryeministri Rama e quajti atë “një vepër historike”. I jap të drejtë. Rrallë bëhen vepra të tilla. Vetëm një herë në njëqind vjet, ne mos më shumë. Hallall ato 140 milionë Euro që u harxhuan për të nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Do t’ia vlejë. Do t’ kthehen prapë ato para popullit nga pagesa e tunelit.

Rruga Vlorë – Sarandë është ndërtuar së pari në vitin 1917 nga robërit austriakë, të kapur prej italianëve në Luftën e Parë Botërore. Një rrugë e ngushtë, e rrezikshme, e ndërtuar kryesisht për qëllime ushtarake. Ashtu mbeti ajo deri në fillim të këtij shekulli, kur vuri dorë ushtria jonë dhe u zgjerua e u përmirësua. E kam bërë atë rrugë për dyzetë e tre vjet, ashtu siç ishte në dimër e verë, në akull e në zheg. Sarandë – Vlorë dhe Vlorë – Sarandë, qëkur rashë dhëndërr në qytetin e (pa)varësisë. Ajo rrugë i kishte të gjitha, të gjitha. Kur i dola tunelit të ri matanë, nga ana e Palasës, hodha edhe një herë sytë nga rruga e vjetër plot kthesa legjendare, të frikshme, imponuese, kërcënuese, të rrezikshme. Psherëtiva i lehtësuar: Lamtumirë kthesa!

Tani nuk kam më nevojë të shkoj andej. Vetëm amatorët e turizmit malor do të vazhdojnë të shkojnë nëpër të. Qafa e Llogarasë do të vazhdojë të mbetet tërheqëse për turistët e maleve. Le ta gëzojnë ata. Është nga pjesët më të bukura të vendit tonë. Unë nuk kam më kohë për aventura të tilla. Po më mblidhet lëmshi i jetës. Boll më me malet. Tani kam tunelin. Ky është një vepër arti më vete, e nivelit më të lartë, në tërë kuptimin e fjalës. Përulje të thellë para atyre që e ideuan dhe e realizuan. Kur e dëgjova për herë të parë kryeministrin të thoshte se do të hapet tuneli i Llogarasë, nuk e besova. E quajta shashkë elektorale. Por ja që u bë, e pashë me sytë e mi.

Tuneli është ende të proces pune, përmirësimi. Janë ende punë për t’u kryer deri në përfundimin e plotë, prandaj ata që marrin rrugën për andej, duhet ta kenë në mendje këtë. Të mos bien si miza në qypin e mjaltit, se do të mbeten brenda. Për vete zgjodha orën gjashtë të mëngjesit pikërisht për të shmangur dalldinë e pushuesve të paduruar që do të suleshin atje fundjavën që shkoi. Gjatë 48 orëve të para të hapjes, kanë kaluar 22 mijë makina, tha ministrja Balluku. E pashë në televizor grumbullin e madh të tyre që prisnin të hynin në tunel. O zot, sa të paduruar që jemi, thashë me vete. Kjo nuk është normale. Ka kohë, vera ështe edhe tre muaj të tjerë dhe tuneli do të jetë po atje i hapur për të gjithë. Unë për vete jam i atyre anëve dhe, përveç kësaj, më hante edhe “krimbi” i kureshtjes si gazetar, prandaj nxitova.

Në këto rrethana të punëve ende të hapura, çdo gjë është e mundur atje brenda, në ato gjashtë kilometër në trupin e malit. Një makinë u përfshi nga flakët sapo doli nga tuneli. Po sikur zjarri të kishte shpërthyer kur makina ndodhej brenda tunelit çfarë do të ndodhte? Do të kishte viktima nga asfiksia e gazrave të dioksidit të karbonit dhe situata të tjera të papritura. Tuneli ende nuk është i kompletuar në të gjithë elementët e sigurisë së tij. Përshembull, tuneli i emergjencave ende nuk funksionon, sepse nuk është bërë gati. Prandaj ta respektojmë këtë realitet. Të respektojmë jetën tonë.

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 20:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?