Maqedonia e Veriut e dorëzoi kërkesën për anëtarësim në SEPA, qytetarët dhe kompanitë do të kenë përfitime

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 20:33

Maqedonia e Veriut e dorëzoi kërkesën për anëtarësim në SEPA, qytetarët dhe kompanitë do të kenë përfitime

Në lidhje me zhvillimin e sistemit të brendshme financiare, Maqedonia e Veriut zyrtarisht ka parashtruar kërkesë për anëtarësim në Zonën e vetme të pagesave në Euro (SEPA), transmeton Portalb.mk.

“Anëtarësimi i vendit në SEPA do të sjellë përfitime të shumta për qytetarët, kompanitë dhe mbarë ekonominë, duke siguruar pagesa më të shpejta, më efikase dhe më të lira në euro drejt vendeve dhe nga vendet anëtare të SEPA-s, thjeshtësimin e procedurave, transparencë më të madhe dhe mbrojtje të shtuar të konsumatorëve”, sqaroi Banka Popullore.

BP-ja është institucioni i cili ka dorëzuar kërkesën formale për anëtarësim. Guvernatorja Anita Angellovska – Bezhoska ka vlerësuar që kjo do të ndikojë në digjitalizimin e shoqërisë, duke sjellë përfitim gjatë përdorimit të euros.

“Vitin e kaluar 87% e shumës së përgjithshme të daljeve, gjegjësisht 77% e shumës së përgjithshme të hyrjeve jashtë në bankat vendase janë bërë në euro”, tha Angellovska-Bezhoska.

Guvernatroja theksoi që pagesat në euro do të bëhet tashmë më lirë, më shpejt dhe më thjeshtë.

“Qasja në to nënkupton gjithashtu tarifa më të ulëta, si dhe përmirësim të menaxhimit të fluksit të parave, duke pasur parasysh se transfertat SEPA zakonisht përpunohen brenda një dite pune dhe me pagesa të menjëhershme, transferimi i fondeve do të kryhet në maksimum 10 sekonda, në çfarëdo kohe të ditës”, deklaroi guvernatorja.

Ndryshe, SEPA numëron 36 vende anëtare, ndërsa për anëtarësimin në këtë institucion vendos Këshilli Evropian i Pagesave me qendër në Bruksel.

Drejtori i Drejtorisë për Sistemin Pagesor, Igor Veliçkovski, në muajin qershor tregoi që me integrimin e Maqedonisë së Veriut në sistemin SEPA, do të mundësohen pagesa më të shpejta dhe të lira për qytetarët dhe kompanitë nga Maqedonisë së Veriut.

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 20:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?