Tërhiqen ligjet për administratën, do të përpunohen përmes debatit publik

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 19:14

Tërhiqen ligjet për administratën, do të përpunohen përmes debatit publik

Ministri i ri i Administratës njoftoi se nuk qëndron pas zgjidhjeve ligjore të propozuara dhe dorëzuara në procedurë parlamentare nga përbërja e kaluar për tre ligjet për administratën, për nëpunësit administrativë, për punonjësit në sektorin publik dhe për ngritjen profesionale dhe trajnimin e nëpunësve administrativë.

Goran Minçev paralajmëroi debat publik për këto ligje duke u kthyer kështu dy hapa prapa për ligjet të cilat përbërjen e fundit e sollën në buzë të greminës, me bllokime në Kuvend dhe kërcënimin e ish ministrit të atëhershëm të administratës Azir Aliu. Alsat kërkoi sot vendosjen në kontakt me Aliun për komente por nuk arriti nëse do të ketë reagime nga përfaqësuesit e Taravarit në Qeveri.

“ E theksoj se, se të gjitha zgjidhjet e mira të cilat janë veç më pjesë e ligjeve do të mbesin por vlerësoj se ka nevojë që edhe njëherë të ketë një proces transparent dhe konsultativ të sjellim ligje sistematike. Ligje që nuk do të jenë thjesht ‘makijazh dhe dekor’, por do të jenë sistematike dhe të përshtatura për t’iu përgjigjur sfidave dhe mundësive të reja për të pasur një administratë publike profesionale, të departizuar dhe të motivuar”, deklaroi Goran Minçev – Ministër i Administratës Publike. /Alsat.mk

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 19:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?