Taravari: Pezullohen disa specializime për shkak të numrit të madh të kuadrove

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 19:22

Taravari: Pezullohen disa specializime për shkak të numrit të madh të kuadrove

Nga ky vit, disa drejtime do të pezullohen për specializim për shkak të numrit të lartë të kuadrove ekzistues në ato drejtime.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë njofton se shteti do të punësojë pesë kaudrot më të mira të Fakulteteve të Mjekësisë në të gjithë vendin dhe ata do të kenë prioritet për specializim në drejtimet që kanë mungesë kuadri.

“Pesë studentët më të mirë që kanë mbaruar mjekësinë, këtu në Shkup, në Shtip dhe në Manastir do u japim mundësinë të punësohet menjëherë para se kjo të shndërrohet në ligj. Shpresoj që së shpejti do të bëhet edhe pjesë e ligjit. Këtë vit fillojmë me pesë kurse vitin e ardhshëm shpresoj të jetë 10 nga studentët më të mirë të të gjithë fakulteteve të mjekësisë. Pesë nga fakulteti i Mjekësisë në Shkup do të kërkojnë punë në ndonjërën nga klinikat këtu në Shkup, pesë studentët më të mirë të diplomuar në Tetovë do të kërkojnë punë në Tetovë dhe ata të Shtipit do të kërkojnë punë në Shtip. Prioritet do të kenë dhjetë specializime në ata fusha që na mungojnë më shumë, që të mund të vazhdojnë specializimin në atë drejtim”, deklaroi Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë. /Alsat.mk

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 19:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?