Janevska paralajmëroi revizion të punës së të gjitha universiteteve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 19:24

Janevska paralajmëroi revizion të punës së të gjitha universiteteve

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, paralajmëroi revizion të funksionimit të të gjitha universiteteve në vend, madje nuk e përjashton mundësinë që disa të mbyllen, nëse nuk i plotësojnë kushtet.

“Ne do të fillojmë nga aty ku raportohen parregullsi dhe gradualisht do të bëjmë te të gjithë”.

A do të bëni revizion se si janë lëshuar diplomat deri tani?

Është proces mjaft i gjatë dhe kompleks, por ajo që do të raportohet do të veprohet sipas asaj dhe ne kemi filluar të veprojmë. Kemi për të ashtuquajturin Universiteti i Merkos, kemi për një universitet shtetëror, kemi për një tjetër privat. Kur do të përfundojnë revizionet, do të shpallet publikisht ajo që nuk i plotëson kushtet”, deklaroi Vesna Janevska – Ministre e Arsimit.

Në faqen e universitetit ndërkombëtar në Strugë, ende shfaqet Fakulteti i Shkencave Shëndetësore, ndonëse i është hequr licenca kurs në faqen e Facebook-ut ftohen të interesuarit të aplikojnë.

“Absolutisht nuk është e mundur. Sigurisht që do të reagojmë, do të kalojmë, do të kalojë edhe Inspektorati Shtetëror Arsimor dhe komisioni nga ministria dhe nëse është kështu, do të kenë pasoja”, tha Vesna Janevska – Ministre e Arsimit.

Kreu i Universitetit Ndërkombëtar, Armend Kadriu, së fundi tha se vendimin për akreditim mund ta marrë vetëm ministrja e Arsimit dhe se bordi i akreditimit nuk ka pasur të drejtë ta anulojë dokumentin që e ka nxjerrë me rekomandim të komisionit profesional. Ai paralajmëroi betejë ligjore nëse nuk i lejohet të ketë Fakultetin e Shkencave Shëndetësore. /Alsat.mk

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 19:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?