“Al Itihad” kërkon 4 yje në merkato, mes tyre edhe Kasemiron

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 20:15

“Al Itihad” kërkon 4 yje në merkato, mes tyre edhe Kasemiron

Skuadra e “Al Ittihad” thuhet se po synon të kompletojë katër nënshkrime të mëdha gjatë afatit kalimtar të verës. Gazetari i L’Equipe, Loic Tanzi ka pohuar se skuadra e Superligës Saudite po kërkon të përfundojë katër marrëveshje të mëdha në këtë afat kalimtar.

Ylli i Romës, Houssem Aouar thuhet se do të transferohet në skuadrën saudite, pasi ka bërë vetëm 25 paraqitje në sezonin e tij të parë në kryeqytetin italian. Për më tepër, Tanzi pretendon se Al Ittihad është gjithashtu në kontakt me sulmuesin anësor të Aston Villa, Musa Diabi, qendërmbrojtësin e Paris Sen Zhermenit, Markinjos dhe mesfushorin e Man. Junajtedit, Kasemiro.

E ardhmja e këtij të fundit në “Old Trafford” është mbuluar me pasiguri pas një sezoni të dytë të vështirë te Man.Junajted. Kasemiro është raportuar gjerësisht për t’u larguar nga Junajtedi këtë verë, me Superligën e Arabisë  Saudite me sa duket një destinacion i mundshëm.

Vlen të theksohet se tek “Al Ittihad” luajnë yje si: Karim Benzema, N’Golo Kante, Fabinjo dhe Luiz Felipe.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 20:15