Këtu vetëm “Maqedoni”, në Uashington Mickoski e përdori “e Veriut”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 20:41

Këtu vetëm “Maqedoni”, në Uashington Mickoski e përdori “e Veriut”

Në Samitin e NATO-së në Uashington kryeministri Hristijan Mickoski në sesionet zyrtare ka shfrytëzuar emrin kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut

Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, në brifing me mediat greke, theksoi se Mickoski në samit e ka shfrytëzuar emrin zyrtar, por shtoi se në vend, shtetin e quajnë “Republika e Maqedonisë” që është në kundërshtim me Marrëveshjen e Prespës.

Megjithatë kryeministri grek i ka informuar shefat e shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të NATO-së, se është i shqetësuar se udhëheqja e re e Maqedonisë së Veriut nuk e zbaton pjesën kryesore të Marrëveshjes së Prespës, që emrin Maqedonia e Veriut ta përdorë erga omnes.

“Marrëveshjet duhet respektuar. Kjo është diçka që e theksova në Plenumin e NATO-së dhe mendoj se është diçka që e kuptojnë edhe aleatët tanë. Dëshirojmë që Maqedonia e Veriut të ndërmarrë hapa drejt aderimit europian. Megjithatë, kjo do të thotë respektim të së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjeve të cilat vendi dukshëm i ka nënshkruar”, tha Kirijakos Micotakis, kryeministër grek.

Mbështetja për Ukrainën ishte tema kryesore në Samitin i cili u mbajt tre ditët e kaluara këtu në Uashington. Ministri i mbrojtjes, Vllado Misajllovski, në intervistë për TV21 tha se mbetemi në pozitë për mbështetjen e Ukrainës, si dhe zbuloi se ka arritur edhe kërkesë e re për donacione e cila do të shqyrtohet në seancat e ardhshme qeveritare.

Ne jemi vendi i pestë nga të gjitha këto vende anëtare për sa i përket donacioneve këtu, dhe me të vërtetë për një vend të vogël është një sukses i madh dhe qeveria e mëparshme e ka bërë këtë për të ndihmuar Ukrainën dhe unë absolutisht këtë e përshëndes. Pavarësisht nëse është nga Qeveria e mëparshme apo tani, kjo qeveri do të bëjë të njëjtën gjë, duhet të vazhdojë sepse ne duhet t’i ndihmojmë në këto kohë të vështira Ukrainës, por ne do të shikojmë gjithçka që nuk është aq e nevojshme për momentin për ushtrinë tonë, të kthehet. Po, siç e përmendët, ka edhe kërkesa shtesë, por dalëngadalë do t’i shqyrtojmë dhe do t’i propozojmë në seancë të Qeverisë”, deklaroi Vllado Misjallovski, Ministër I Mbrojtjes.

Edhe Mickoski edhe Micotakis pas Samitit u nisën për në Nju Jork, secili me agjendën e vet lidhur me punët e brendshme të dy vendeve. Mickoski do të takohet me diasporën në Nju Xhersi, ndërsa Micotakis njoftoi se do të shkojë në Kombet e Bashkuara. Jovica Paunoski, TV21, Uashington.

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 20:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?