Geer: Të ndërtohet një e ardhme e qëndrueshme për Prespën

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 20:45

Geer: Të ndërtohet një e ardhme e qëndrueshme për Prespën

“Të gjitha palët e interesuara në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Greqi, autoritetet kombëtare dhe lokale, shoqëria civile, komuniteti i biznesit dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme për Prespën”, tha ambasadori evropian David Geer sot në promovimin e projektit “EU4Prespa” në Resnjë, duke theksuar se me grumbullimin dhe trajtimin më të mirë të ujërave të zeza, menaxhimi i mbeturinave inerte, si dhe hapja e pikës kufitare “Markova noga” do të mundësojë mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit.

“Një kombinim i efekteve nga ngrohja globale dhe aktiviteti njerëzor ka një ndikim dramatik në nivelin e ujit të Liqenit të Prespës, dhe rrjedhimisht në mjedisin që jeton këtu. Është koha për veprim që të përpiqemi ta kthejmë këtë trend”, tha ai.

Sipas tij, suksesi i rivitalizimit të rajonit të Prespës varet nga pushteti qendror dhe vendor, duke përfshirë investimet dhe buxhetin e shtetit.

Vlera totale e programit është 21.5 milionë euro, nga të cilat 18 milionë euro janë siguruar nga Bashkimi Europian, i cili sipas Geer do të mundësojë gjelbërimin e bizneseve të prodhuesve vendas dhe ofruesve të turizmit dhe hapjen e vendeve të punës.

“Shpresoj që rezultati i këtij investimi të kontribuojë në hapjen e pikës kufitare ‘Markova noga’. Nuk kam një datë të saktë se kur do të hapet, por vetë synimi i autoriteteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe i Komisionit Evropian, i cili është i përfshirë në këtë përmes fondeve, që ky vendkalim kufitar të mund të funksionojë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e rajonit ndërkufitar”, tha Geer.

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 20:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?