Vëllai i Edi Ramës intervistohet nga SPAK

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 22:20

Vëllai i Edi Ramës intervistohet nga SPAK

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama është paraqitur të premten në Prokurorinë e Posaçme ku ka dhënë sqarime në lidhje me verifikimet që po zhvillohen për dosjen Xibraka. 

Pas qëndrimit për më pak se 50 minuta në prokurori, në dalje deklaroi se ishte thirrur si person që ka dijeni.

“Po për atë çështje, po do doja të më pyesnin më shumë për ‘Partizanin’ (klubin sportiv) që dje filloi sezonin. Për këtë çështje nuk kam çfarë t’iu them më shumë se nuk kam informacione. Do vij kur të më kërkojnë. Dhashë shpjegimet e mia si person në dijeni. Shpjegimet e mia i kanë personat të cilëve iu intereson”, u shpreh ai.

Prokuroria e posaçme po kryen verifikime në lidhje me dosjen Xibraka ndërsa kjo është hera e dytë që Olsi Rama paraqitet në SPAK, shkruan abcnews.

Emri i tij është përmendur nga deputeti i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi si i përfshirë në dosjen Xibraka.

Edhe pse Bardhi ka pretenduar se ka dorëzuar një kallëzim në prokurori, SPAK konfirmoi se nuk ka asnjë të tillë në regjistrat e kallëzimeve. Për këtë Olsi Rama, depozitoi një padi për shpifje në prokurorinë e posaçme ndaj deputetit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 22:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?