Zyrtare/ Rashica e Muçi, shokë skuadre me sulmuesin e njohur italian

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 22:53

Zyrtare/ Rashica e Muçi, shokë skuadre me sulmuesin e njohur italian

Beshiktashi njoftoi këtë të premte mbërritjen e Ciro Immobiles si përforcimi i ri për dy sezonet e ardhshme. Sulmuesi i Lazios u kushtoi arkave të klubit turk tre milionë euro.

Italiani kaloi tetë sezonet e fundit në kryeqytetin italian, ku shënoi 207 gola dhe bëri 54 asistime në 340 ndeshje në të gjitha garat.

Sulmuesi 34-vjeçar bëhet kështu shok skuadre me Ernest Muçin, sulmues i Kombëtares kuqezi, dhe dardanin Milot Rashica.

Kërkesa fillestare për tarifën e Immobiles ishte 5 milionë euro, por palët arritën një marrëveshje përfundimtare mbi bazën e rreth 3 milionë eurove.

Ciro Immobile ka nënshkruar një kontratë që do ta lidhë me Beshiktashin deri në vitin 2026. Ai do të fitojë 6 milionë euro neto në sezon.

Në 340 ndeshje zyrtare të luajtura me fanellën e Lazios Immobile theu disa rekorde:

  • Lojtari i Lazios me më shumë gola të shënuar në Serie A: 169
  • Lojtari i Lazios me më shumë gola të shënuar në Evropë: 26
  • Lojtari i Lazios me më shumë gola të shënuar në garat zyrtare: 207
  • Lojtari i Lazios ka fituar i shpallur më së shumti golashënuesi më i mirë i Serisë A: 3 (ka barazuar Giuseppe Signorin).
44
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 22:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
44
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?