Goran Grujevski, u la i lirë pasi Interpoli ia tërhoqi fletarrestin

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Prill, 2024 10:32 Përditësuar

Goran Grujevski, u la i lirë pasi Interpoli ia tërhoqi fletarrestin

Ish-kryeshefi i Drejtorisë së Pestë në Ministrinë e Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Goran Grujevski, u arrestua mbrëmë rreth orës 21:00 në aeroportin e Zagrebit gjatë aterimit në kryeqytetin kroat.

Policia kroate e arrestoi Grujevskin në bazë të fletarrestit ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut dhe menjëherë pas arrestimit e njoftoi Ministrinë e Brendshme të vendit dhe Interpolin.

Por, pas verifikimit të rastit, Interpoli e ka tërhequr fletarrestin ndaj tij, për shkak se Grujevski gëzon azil politik në Greqi.

Ish-shefi i Drejtorisë së Pestë tashmë gjendet në liri në kryeqytetin e Kroacisë.

Ai, bashkë me kolegun e tij Nikolla Boshkovski, u arratis në Greqi në vitin 2017, ku kërkuan azil politik pas akuzave ndaj tyre në rastin Target – Fortesa të ish-Prokurorisë Speciale, lidhur me përgjimin e paligjshëm në Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë që më 13.04.2024 në Zagreb është arrestuar Goran Grujevski i lindur më 13.10.1966, shtetas i RMV-së, kundër të cilit ishte shpallur fletarrest ndërkombëtar, njofton KlanM.

Ndryshe Goran Grujevski ishte Kryeshef i Drejtorisë së Pestë në MPB.

Grujevski së bashku me Boshkovskin janë të akuzuarit kryesor në procesin gjyqësor “Fortesa – Target”, lidhur me përgjimin masovik të jashtëligjshëm, gjatë kohës kur në qeveri ishte VMRO-DPMNE.

Grujevski, sic njofton KlanM, gjithashtu ishte I akuzuar edhe në lëndën “Fortesa 2”, për djegien e jashtëligjshme yë dokumenteve të DSK-së. dëshmitë për përgjimin e jashtëligjshëm, por edhe në lëndën “Arka” bashkë me Sasho Mijalkovin dhe Nebojsha Stajkoviq për furnizim të jashtëligjshëm të pajisjes për përgjim nga Britania e Madhe.

Goran Grujevski, sic njofton KlanM, është në arrati që nga 26 korriku i vitit 2027, kur duhej të shkonte për paraburgim, por policia nuk e kishte gjetur në shtëpi.

Grujevski dhe Boshkovski u arratisën pasi Apeli pas miratimit të vendimit për paraburgim. Në vend që të dërgohen në Shutkë, sic përcjell KlanM, gjykata u dha afat një javë për ankesë në Gjykatën Supreme. Pikërisht këtë periudhë të dy e shfrytëzuan për t`u arratisur nga vendi.

Policia kufitare e Maqedonisë e kishte lëshuar Grujevskin me identitetin respektivisht pasaportën e kolegut të tij Vladimir Varelov, gjithashtu i akuzuar në lëndën “Fortesa – Target”.

Grujevski dhe Boshkovski, sic njofton KlanM, ishin arrestuar më 18 tetor 2017 në Aeroportin e Selanikut me pasaporta të rreme bullgare, me emrat Nexhbi Asan dhe Hristo Atanasov. Ndërkohë të dy kërkuan azil politik në Greqi./tvklan.mk/

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Prill, 2024 10:32 Përditësuar