Përfshihet nga flakët autobusi në Butel

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Korrik, 2024 19:17

Përfshihet nga flakët autobusi në Butel

Jo vetëm me vonesa, por autobusët e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik, po digjen rrugëve të Shkupit.

Në Butel 2, në afërsi të ish Kino Butelit, një autobus ka shpërthyer në flakë e tym, përfshi edhe në ambientet e brendshme, duke krijuar panik.

Dhjetëra qytetarë vrapuan në ndihmë të shuarjes së tij, ndërkohë që temperatura e brendshme nga zjarri kishte çuar në plasaritjen e xhamave si dhe në ngritjen e shtëllungave të tymit.

Ende është e paqartë mënyra se si autobusi është përfshirë nga zjarri, dhe nëse në momentin e rënies së tij kishte qytetarë, ndërkohë që për shkak të defekteve dhe vjetërsisë së tyre, 20 autobusë veçse u tërhoqën ditë më parë nga qarkullimi.

Në këto pamje që po shihni, autobusit të përfshirë nga flakët, i ka ardhur në ndihmë një tjetër autobus i vjetër, për ta tërhequr nga vendi i ngjarjes.

“Jo vetëm që ka mungesë të tyre por edhe ato autobusë që janë në trafik pësojnë aksidente si pasojë e defekteve që kanë. I fundit është rasti me autobusin me numër 71, I cili gjatë ditës së sotme është përfshirë nga flakët”, raporton gazetarja e Alsat, Ajnur Bafqari.

Qytetarët që anketuam pranë vendit të ngjarjes thonë se po ndihen çdo ditë e më pak të sigurt të udhëtojnë me autobusët publikë.

Shumë prej tyre janë me defekte, pa kondicionerë, ndërkohë që për shkak të grevës dhe mospagesës së borxheve, një pjesë e madhe e tyre punojnë me orare të kufizuara.

“Çfarë të sigurte, a e sheh si prishen, marrin flakë, kallen, tymi na mbyti këtu, çfarë të sigurt me këto. Gjithmonë ka probleme me këto autobusë,  edhe me shoferët kemi probleme. Jemi me lokale këtu, I lënë autobusët, kallën djegen. Sdi çfarë të them… Me autobusë nuk jam I sigurt, se edhe shoferët nuk I kemi të mirë, edhe autobusët nuk janë të mirë….”, tha një qytetar.

“Nuk janë të rregullt, ja 20 minuta prita 57-tën, njërën prej linjave më të rregullta… Nuk janë të sigurtë, ndoshta se si i servizojnë në NQP. Unë po flisja për çështjen e parregullsisë. Shihet qartë nuk jemi të sigurt”, u shpreh një qytetare.

Ndërkohë, edhe 2 javë më parë, një tjetër autobus 2-katësh ishte përfshirë në flakë nën stacionin hekurudhor.

Në vazhdën e problemeve dhe vjetërsisë, në fillim të muajit, në afërsi të qendrës Mavrovasja, një tjetër autobus u aksidentua duke u përplasur me bordurën prej betoni. Shoferi u ankua se pedali i frenave nuk kishte funksionuar./ Alsat.mk

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Korrik, 2024 19:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?