Halsey reagon pas postimit të Britney

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Korrik, 2024 21:55

Halsey reagon pas postimit të Britney

Halsey është përgjigjur pasi Britney Spears pretendoi se një postim i dërguar nga llogaria e saj për të ishte “lajm i rremë”.

Këngëtarja pranoi admirimin e saj për Britney ndërsa shkoi në (Twitter) X për t’iu përgjigjur mohimit të saj se ajo kishte postuar një postim që godiste Halsey dhe pretendonte se po planifikonte të merrte këshilla ligjore për një video muzikore.

Halsey u tregoi fansave se si u frymëzua duke qenë një fanse e Britney. Ajo citoi Britney-n teksa shkruante: “Dhe unë e dua Britney!!!! Gjithmonë e kam dashur dhe gjithmonë do ta kem. Ti ishe personi i parë që më bëri të kuptoj se çfarë do të thotë të ndihesh e frymëzuar. Dhe ti vazhdon të më frymëzosh çdo ditë.”

Mohimi i Britney-t i cituar në postim thoshte: “Lajm i rremë!!! Nuk e kam shkruar unë atë postim!!! Unë e dua Halsey-n dhe kjo është arsyeja pse e fshiva atë !!!” Deklarata origjinale e publikuar në llogarinë e Britney e akuzonte artistwnpër “ngacmim” dhe pretendonte se ajo ndihej e dhunuar për shkak të videos në këngën Lucky të Halsey.

Aty shkruhej: “Për arsye të dukshme, jam shumë e mërzitur për videon e Halsey. Ndihem e ngacmuar. Nuk e dija që një artiste si ajo dhe dikush që e shikoja dhe e admiroja do të më ilustronte në një video të tillë në mënyrë injorante, duke më përshtatur si një yll sipërfaqësor, pa zemër. Unë  poflas me avokatët e mi për të parë se çfarë mund të bëhet për këtë çështje.

Videoja muzikore e Hasley gjithashtu u jep shikuesve një pasqyrë të betejave personale të këngëtares me shëndetin. Ajo konfirmoi muajin e kaluar se po luftonte me një sëmundje privatisht, ndërsa zbuloi se do të dhuronte si për Shoqërinë e Leukemisë dhe Limfomës ashtu edhe për Aleancën e Kërkimeve Lupus.

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Korrik, 2024 21:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?