Trajneri i xhudos, Driton Toni Kuka ka komentuar ecurinë e xhudistëve të Kosovës në Lojërat Olimpike.
Pas humbjes së Akil Gjakovës, i cili mbeti pa medalje olimpike dhe kishte mundësi që të bëhej i pari në konkurrencën e meshkujve që i sjell medalje Kosovës, Kuka ka thënë se ai ka luftuar si luan.
”Luftove si luan sot Akil! Arrite gjysmëfinalen Olimpike! Meritove medaljen por fati sishte me ne sot!
Tri fitore të mëdha,Azeri e Japonezi ndalën medaljen e parë për shtetin e Kosovës për meshkuj pas luftes!
Pesë lufta të çmendura dhe të forta. Ishe në çdo element më i mirë në gjysëmfinale por në sport ndonjëherë fati luan rolin e vet! Vendi i 5 në Lojëra Olimpike rezultati më i madh për meshkuj pas shpalljes së pavarësisë!
Nora sot garoj e lënduar por e pati dëshirën edhe një herë të garoj në Lojëra Olimpike,jo për veten por për shtetin tonë,për popullin Shqiptar,por nuk eci ashtu si menduam por je Kampione Olimpike dhe e tillë do mbetesh për mua krejt jetën! Shkojmë më tutje”, ka shkruar Kuka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
29 Korrik, 2024 22:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.