Situata kaotike në Shëngjin! Zjarri po afrohet afër bizneseve dhe banesave

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Korrik, 2024 20:00

Situata kaotike në Shëngjin! Zjarri po afrohet afër bizneseve dhe banesave

Situatë kritike nga zjarret në Shëngjin, në Shqipëri. Zjarret kanë kapluar fshatin Mal në Shëngjin, teksa vazhdojnë të jenë ende aktive që në fundjavë. Për shkak të erës, vatrat janë përhapur edhe më tej, pranë banesave dhe hoteleve, duke e bërë e pamundur izolimin e tyre. Sipas autoriteteve, banorët e zonës janë evakuuar.

“T’ju nxis që të vazhdoni me këtë intensitet për ta përmbyllur me sukses këtë përballje, me këtë situatë tepër të vështirë, e cila vazhdon. Kështu që, na duhet të mirë administrojmë forcat sepse e vërteta është që kemi edhe plot zjarre të tjera në zona të caktuara. Kemi sjell këtu forca nga Berati, Fieri, natyrshëm Tirana, Kamza, apo bashkitë fqinje me bashkinë Lezhë”, u shpreh Taulant Balla, Ministër i Brendshëm.

Gjithashtu në Vlorë, Elbasan, Gjirokastër janë paraqitur vatra zjarri. Në Vlorë u vendos situata e zjarrit nën kontroll pas ndërhyrjes së ushtrisë. Teksa në Elbasan, situata mbetet e rrezikshme, edhe pas ndërhyrjes së 40 forcave të zjarrfikëseve dhe efektivëve të ushtrisë. Ndërkohë, në Gjirokastër, më shumë se 180 forca dhe vullnetarë janë duke luftuar me flakët, për izolimin e tyre. Në Durrës, një person është prangosur pasi u bë shkak për përhapjen e flakëve në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku u rrezikuan banesat përreth dhe u dogj një sipërfaqe toke. Në 24 orët e fundit, në vend janë angazhuar në operacionet e shuarjes së zjarreve 519 forca operacionale, 45 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter i forcave të armatosura. /Alsat.mk

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Korrik, 2024 20:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?