Emërohen disa drejtorë nga VLEN

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Korrik, 2024 21:05

Emërohen disa drejtorë nga VLEN

Ndryshime të tjera në pozita shtetërore, ka bërë Qeveria e Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21.

Nga Inspektorati për përdorimin e gjuhëve është shkarkuar Fatmir Iseni dhe në vend të tij është emëruar Arsim Idrizi.

Ndryshime ka edhe në Trupin revizues për revizion të instrumentit për ndihmë paraqasëse. Adem Curri është shkarkuar nga posti i kryerevizorit dhe në vend të tij është emëruar Afrona Vërzivolli.

Nga Agjencia për rezerva të naftës është shkarkuar Ulusi Bekiri, ndërkaq në vend të ij, si drejtor është emëruar Nexhmedin Sadiku.

Është shkarkuar edhe Xhemail Jusufi nga drejtor në Inspektoratin për pylltari, dhe në vend të tij është emëruar Bejtulla Kamberi, transmeton TV21.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Korrik, 2024 21:05