Imami britanik burgoset përjetë, akuzohet për ‘predikim urrejtjeje’ dhe terror 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Korrik, 2024 22:24

Imami britanik burgoset përjetë, akuzohet për ‘predikim urrejtjeje’ dhe terror 

Predikuesi islamik Anjem Choudary është burgosur përjetë sot nga gjykata e Woolwich pranë Londrës për drejtimin e organizatës Al-Muhajiroun, të etiketuar terroriste.

Choudary i arrestuar prej vitit të kaluar, është dënuar me një minimum prej 28 vjetësh për atë që policia quante “impakt radikalizues” ndaj terroristëve me anë të leksioneve të tij online.

Duke dhënë vendimin e tij, gjykatësi Mark Wall tha se Choudary ishte “në drejtim të plotë të një grupi terrorist” pasi inkurajonte të rinjtë të nisnin aktivitet radikal”.

Zhvillimi vjen pasi grupi i predikuesit ishte infiltruar nga agjentë të policisë që kishin qenë prezentë në leksionet e tij në vitet 2022 e 2023, të mbajtura në platformën online Element.

Një prej oficerëve tha në gjyq se provat e prezantuara tregonin se “Choudary vijonte punën e mbështetjes së terrorizmit dhe radikalizimit të ndjekësve”.

Grup i themeluar nga Omar Bakri Muhammad, kishte mbetur pa një drejtues kur ky i fundit u burgos në Liban në 2014, dhe zyrtarët anglezë thonë se Choudary e kishte zëvendësuar për të mbushur hapësirën.

Në vitin 2016, Choudary ishte dënuar me pesë vjet burg për mbështetje të të ashtuquajturit Shteti Islamik. Ai ishte liruar prej lehtësirave ligjore në 2018 për të rinisur leksionet e tij me të rinjtë muslimanë.

Detektivi Murphy shtonte: “U bë e qartë se ai e konsideronte hapësirën online si një mënyrë e hapjes së ideve të tij dhe gjithnjë e më shumë njerëz po përfshiheshin me të dhe Choudary shtonte influencën e tij me këta individë.”

Ndihmësi i tij Khaled Hussein, 29 vjeç nga Kanadaja gjithashtu u burgos si një “ndjekës dhe mbështetës i dedikuar” Choudary.

Provat tregonin se Hussein vepronte si një asistent personal i Choudary, duke ndihmuar me leksionet online dhe publikimet e teksteve ekstremiste. Choudary u arrestua një vit më parë në Londër kurse Hussein, nga Edmonton, Kanada u ndalua disa ditë më vonë në aeroportin e Heathrow në Lonër kur vinte për ta takuar, shkruan rrjeti britanik The Mirror.

104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Korrik, 2024 22:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?