19-vjeçari Nico O’Reilly tundi rrjetën kundërshtare

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 31 Korrik, 2024 13:02

19-vjeçari Nico O’Reilly tundi rrjetën kundërshtare

Barazim spektakolar në miqësoren amerikane mes Manchester Cityt dhe Barcelonës, skuadra që e mbyllën me rezultatin 2-2 takimin mes tyre.

Pjesa e parë ishte shumë e bukur dhe me gola. Pau Victor kaloi katalanasit në avantazh në minutën e 24’, por kampionët e Anglisë rikthyen baraspeshën 15 minuta më vonë.

19-vjeçari Nico O’Reilly tundi rrjetën kundërshtare pas asistit fantastik nga kroati Gvardiol.

Gjithsesi, Pablo Torre riktheu në avantazh ekipin e Hansi Flick në shtesat e së parë.

21-vjeçari finalizoi një zbritje shumë të bukur. Në pjesën e dytë pati festë për Jack Grealish, i cili vulosi barazimin 2-2 me goditjen potente në minutën e 60’. Moment kur Kovacic dhuroi “show” me driblimet dhe pasimin e tij.

Skuadrat iu drejtuan penalltive në fund, aty ku u treguan më të saktë lojtarët e Barcelonës. Ndërkohë, në kampin e Pep Guardiolës gabuan Phillips dhe Wright.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 31 Korrik, 2024 13:02