Nga Chelsea në La Liga për 40 mln €, mesfushori drejt Madridit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 31 Korrik, 2024 16:36

Nga Chelsea në La Liga për 40 mln €, mesfushori drejt Madridit

Conor Gallagher pritet të transferohet në La Liga.

Chelsea e ka nxjerrë prej kohësh në merkato, pasi mesfushori anglez nuk është në planet e teknikut Enzo Maresca.

Atletico Madrid ka shprehur interesim konkret për shërbimet e 24-vjeçarit, futbollist i dalë nga akademia e “Bluve të Londrës”.

Ndërkohë që qendërmesfushori që në ishull pëlqehet shumë edhe nga Newcastle i Eddie Howes.

Drejtuesit e dy klubeve po bisedojnë dhe marrëveshja finale është arritur në parim.

Teksa kanë mbetur për t’u caktuar edhe detajet e këtij operacioni.

Rreth 40 milionë euro pritet të përfitojë klubi anglez nga shitja e Gallagher.

Tani pritet vetëm përgjigja e futbollistit.

Nëse do të pranojë transferimin në urdhrat e Diego Simeones tek Atletico në Spanjë apo jo.

Me teknikun argjentinas që e cilëson si një element tepër të rëndësishëm për skemat e tij.

Gallagher debutoi tri vite më parë me kombëtaren e Anglisë. Deri tani numëron 18 ndeshje me “Tre Luanët”.

30
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 31 Korrik, 2024 16:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
30
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?